MENU
klinika

Disa këshilla

Ca mënyra praktike për të shpëtuar sa më shpejt nga dhimbja e grykës

23.04.2022 - 10:58

Luhatjet e temperaturës, ndërrimi i stinës bashkë me “ndërrimin e gjakut” shoqërohen herë pas here me viroza. Dhimbja e grykës është ankesa që dëgjoni më shumë gjatë këtyre ditëve, kur gënjehemi nga nxehtësia e diellit dhe harrojmë që vera s’ka ardhur ende zyrtarisht. Si përfundim, çfarë të bëni për të lehtësuar dhimbjen e grykëve të skuqura?

Anti-inflamatorët

Një nga trajtimet më efektive për dhembjen e fytit mund të jetë tashmë në sirtarin tuaj të barnave. Këto ilaçe kanë një kombinim anti-inflamator dhe pakësues dhembjesh kështu që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe gjithashtu do të reduktojnë pak enjtjen që shkaktohet nga acarimi i fytit. Nëse keni temperaturë, anti-inflamatorët do të ndihmojnë dhe në uljen e saj.

Gargarë me ujë të kripur

Shumë studime kanë treguar se të bërit gargarë disa herë në ditë me ujë të vakët me kripë, ndihmon në uljen e enjtjes që vjen me acarimin e grykës si dhe ndihmon në hollimin e mukusit, çka ndihmon në nxjerrjen jashtë të bakterieve dhe irritantëve. Doktorët sugjerojnë të tresni një gjysmë luge çaji kripë në një gotë ujë. Nëse shija e kripur është e padurueshme provoni të shtoni shumë pak mjalt për ta ëmbëlsuar sado pak. Vetëm mos harroni ta pështyni përbërjen në fund.

Karamelet për grykën
Përtypja e karameleve shkakton prodhim të pështymës që ndihmon për mbajtjen e fytit të lagësht. Për të shtuar efektet zgjidhni marka me ingredientë freskues si mentja ose eukalipti.

Shurupi për kollën
Edhe nëse (ende) nuk keni kollë, këto shurupe të cilat jepen pa recetë, ndihmojnë në pakësimin e dhembjes.

Lëngjet
Të qëndroni të hidratuar është shumë e rëndësishme sidomos kur jeni sëmurë dhe e keni fytin të irrituar. Duhet të pini ujë mjafteshëm që urina juaj të jetë në ngjyrë të verdhë shumë të çelët ose pa ngjyrë fare. Kjo ndihmon që të mbani të lagështa membranat e mukusit që të jenë të afta të luftojnë irritantët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundjet. Ajo çfarë pini është në zgjedhjen tuaj. Uji funksionon gjithnjë por mund edhe të pini diçka më të ëmbël si lëngje frutash me pak ujë të shtuar ose edhe të kripura si lëngu i mishit të pulës.

Çaji
U mërzitët me ujin? Një filxhani çaji të ngrohtë bimor jep efekte të menjëhershme tek gryka e irrituar. Për të shtuar efektet, provoni të shtoni një lugë mjaltë. Vetitë antibakteriale të mjaltit mund të kontribuojnë në një shërim më të shpejtë.

Supa me pulë
Një ilaç i lashtë për kurimin e ftohjes, supa me pulë mund të qetësojë edhe dhembjen e grykës. Përbërësit e lëngut të pulës kanë veti anti-inflamatore. Gjithashtu një benefit tjetër është se kur kemi një grykë të irrituar e të enjtur, ngrënja është e vështirë. Ushqime të lëngshme si supa kalojnë më tjeshtë dhe na sigurojnë vlerat e duhura për të na ndihmuar të luftojmë sëmundjen.

Pushimi
Mund të mos jetë metoda më e shpejtë, por pushimi është gjëja më e mirë që mund të bësh për të luftuar infeksionin që ka shkaktuar dhembjen e grykës. Pushimi i duhur ndihmon në një shërim më të shpejtë.

Antibiotikët
Në gati 10% të rasteve, dhembja e fytit lidhet me një infeksion të quajtur Streptococcus pyogenes. Në qoftë se, nëse diagnostikoheni me këtë infeksion ose ndonjë të ngjashëm, mjeku mund t’ju rekomandojë përdorimin e antibiotikëve. Gjithnjë përdorini të gjitha kokrrat edhe nese ndiheni mirë përpara se ti mbaroni ato.

Burimi: Health Line

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN