MENU
klinika

Historike

Çelet edhe “dhoma e pritjes, së Evropës”: në Venecie!

13.04.2022 - 11:40

          Qyteti i vjetër, kurrë nuk është pa turistë. Tanimë, në Venecie synohet që problemi i numrit shumë të madh të kureshtarëve, të shfrytëzohet duke i orientuar ata drejt përgjegjësisë sociale.

“Procuratie Vecchie” në sheshin “San Marco” – një nga ndërtesat më të famshme, në një prej hapësirave më të njohura të qytetit, në mbarë botën – për për herë të parë në histori ka hapur dyert edhe për vizitorët.

E ndërtuar në fillim të viteve 1500, në fund të Bazilikës së San Marco-s, duke krijuar sheshin, pasi ndërtesa e mëparshme u shkatërrua nga zjarri, fasada neoklasike e ndërtesës, prej 500 metrasjh, është një nga panoramat më të famshme të Venecies. Portikët e saj në katin e parë, janë hapësirat e kafeneve historike, si ajo “Quadri”.

Tani, për herë të parë, vizitorët mund të hyjnë në katin e katërt dhe të fundit të saj, ku shpaloset një ekspozitë e përhershme, përshtatur nën çatinë me trarë të pjerrët të ndërtesës.

Ish-selia qendrore e kompanisë italiane të sigurimeve “Generali”, prej vitit 1832, ndërtesa iu nënshtrua rinovimit pesëvjeçar, të kryesuar nga arkitekti David Chipperfield.

Ndërsa “Generali”, ka mbajtur zyra në katin e dytë të pallatit me afreske dhe do të japë me qira të tretin (përfshirë ekspozitat, që do të jenë të hapura për publikun), i katërti do të bëhet selia e Rrjetit të Sigurisë Njerëzore, një projekt që ndihmon personat dhe familjet në rrezik, përfshirë refugjatët.

Pjesë e kësaj është një ekspozitë e teknologjisë së lartë, e llojit që rrallë shihet në Venecie. Në vend që të mbulojë historinë ose artin, “Bota e potencialit” shikon aftësitë sociale nëpërmjet teknologjisë. Ekspozitat praktike, të krijuara për të ngjallur mendim dhe ndjeshmëri te vizitorët, përfshijnë lojëra të punës në grup dhe një ushtrim në të cilin vizitorët mund të ngrenë një top në ajër vetëm me fuqinë e përqendrimit.

Me blerjen e biletës për ekspozitën (gjysma e vlerës së të cilës, kontribut për “The Human Safety Net”), gjithashtu mundësohet hyrja në kafenenë e katit të katërt, që ka dy tarraca në çati, me drejtim nga kupola e Bazilikës së San Marco-s dhe kambanores së famshme.

Tarracat, nuk kanë pamje nga sheshi, pasi janë nën çatinë e ndërtesës. Megjithatë, dhomat e katit të fundit kanë dritare me pamje nga zona që, Napoleoni, thuhet se e ka quajtur “dhoma e pritjes, së Evropës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ezra Paund-parajsa e thyer

A kishte qenë poeti i çmendur?


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen