MENU
klinika

Premtimi i Macron pas fitores për një komb të ndarë

Çfarë e pret Presidentin francez në javët në vijim?

25.04.2022 - 08:04

fjalimin e tij të parë ku shpalli fitoren, pas rezultateve që dolën nga mbyllja e kutive të votimit, Emmanuel Macron tha se ai do të jetë “president për të gjithë ne” në Francë.

“Shumë nga bashkatdhetarët tanë më votuan jo se mbështesin idetë e mia, por për të bllokuar ato të ekstremit të djathtë”, tha ai.

Sipas Sky News, shumë nga ata që zgjodhën Macron besohet se e kanë bërë këtë për të mbajtur larg Le Pen për shkak të pikëpamjeve të saj ekstreme dhe lidhjeve të saj me Rusinë.

“Dua t’i falënderoj dhe e di që kam detyra ndaj tyre në vitet në vijim. Ne do të duhet të jemi dashamirës dhe të respektueshëm, sepse vendi ynë është i mbushur me kaq shumë dyshime, kaq shumë ndarje. Askush nuk do të lihet anash. Na takon ne që të punojmë së bashku për të arritur këtë unitet që do të na mundësojë të jetojmë jetë më të lumtur në Francë. Vitet që do të vijnë sigurisht nuk do të jenë të qeta, por do të jenë historike.”, tha Macron.

Tensione dhe fishkëllima shpërthyen në fushatën e Le Pen përpara se ajo të pranonte humbjen.

“Rezultati sonte është në vetvete një fitore dërrmuese (për ne)”, u tha ajo mbështetësve të saj.

“Për të shmangur monopolizimin e pushtetit nga disa, më shumë se kurrë do të ndjek angazhimin tim ndaj Francës dhe popullit francez me energjinë, këmbënguljen dhe dashurinë për të cilën ju më njihni.”, u shpreh Le Pen kur pranoi humbjen.

Korrespondentja e Sky News, Ali Fortescue e përshkroi gjendjen shpirtërore në kampin e Le Pen si “të zbutur” me shumë frikë se ky ishte shansi i saj i fundit për t’u bërë presidente.

Dhe në lagjen qendrore të Parisit, Chatelet, policia spërkati me gaz lotsjellës demonstruesit. Policia shpërndau një turmë me të rinj që ishin mbledhur për të protestuar për të rezultatet e votimit.

Pengesa tjetër e Macron është vetëm disa javë përpara.

Zgjedhjet parlamentare në qershor do të përcaktojnë përbërjen e qeverisë ku Macron duhet të mbështetet për të zbatuar planet e reformës.

Presidentët e sapozgjedhur zakonisht mund të presin të marrin një shumicë në parlament sa herë që zgjedhjet legjislative pasojnë shumë shpejt votimet presidenciale për shkak të pjesëmarrjes përgjithësisht të ulët midis mbështetësve të të gjithë kandidatëve të mundur.

Megjithatë, në fjalimin e saj, Le Pen dukej sfiduese, duke premtuar një bllok të fortë opozitar në parlament.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpallen projeksionet e zgjedhjeve Francë

Macron fiton mandatin e dytë si president

'Respektoj verdiktin e kutisë së votimit!"

Humbi përballjen e dytë me Macron, reagon Marine Le Pen