MENU
klinika

Shpallen projeksionet e zgjedhjeve Francë

Macron fiton mandatin e dytë si president

24.04.2022 - 20:14

Rezultatet paraprake në zgjedhjet presidenciale në Francë shpallin fitues presidentin aktual Emmanuel Macron. Sipas exit- polleve Macron ka siguruar një mandat të dytë me 58.2% të votave.

Ndërkohë që kandidatja tjetër në garë Marine Le Pen ka marrë 41.8 % të votave.

Emmanuel Macron , 44 vjeç dhe Marine Le Pen , 53 vjeç, u përballën këtë të dielë edhe një herë në një finale të zgjedhjeve presidenciale franceze . Duket se dueli mes tyre ka qenë një përsëritje e garës së vitit 2017, por me diferencën se rezultati mes tyre këtë herë ishte më i ngushtë.

Pjesëmarrja në votime ishte 63.2 për qind deri në orën 17:00 sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 2 pikë përqindje më pak nga shifra e vitit 2017 në të njëjtën orë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN