MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e goditjes në tru?

17.04.2022 - 14:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat e goditjes në tru?

Mjeku: Goditja në tru ose siç njihet ndryshe hemoragjia cerberale është një sëmundje që ndodh kur qarkullimi i gjakut drejt trurit ndërpritet si pasojë e një bllokimi të një ene të gjakut.

Shenjat më tipike të kësaj sëmundje janë:

Mpirje ose dobësi e papritur në fytyrë, krah ose këmbë, veçanërisht në njërën anë të trupit.

Konfuzion i papritur, vështirësi në të folur ose vështirësi në të kuptuarit e të folurit.

Probleme të papritura për të parë në një ose të dy sytë.

Probleme të papritura në ecje, marramendje, humbje ekuilibri ose mungesë koordinimi.

Dhimbje koke e papritur e fortë pa ndonjë shkak të njohur.

Nëse mendoni se dikush mund të ketë një goditje në tru, veproni si mëposhtë:

Kërkojini personit të buzëqeshë. A dalloni një deformim të vogël?

Kërkojini personit të ngrejë të dy krahët. A lëviz një krah poshtë?

Të folurit: Kërkojini personit të përsërisë një frazë të thjeshtë. A është fjalimi i paqartë apo i çuditshëm?

Nëse shihni ndonjë nga këto shenja, telefononi menjëherë ndihmën e shpejtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.