MENU
klinika

Premier League, Java 32

City nuk fal dhe mban kreun, Chelsea bie në derbi

20.04.2022 - 22:45

Manchester City i është përgjigjur me fitore bindëse Liverpool në luftën për titull, duke mbajtur kreun në Premier League. Sitizens fituan 3-0 në shtëpi me Brighton, duke mos e vënë në diskutim suksesin para tifozëve.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa ritmi u diktua nga “Citizens”. Goli i parë do të vinte në minutën e 53’, kur Mahrez do t’i dhuronte Manchester City-t avantazhin.

Ndërsa në minutën e 65’ ishte talenti i City-t, Phil Foden ai që do të godste portën e Sanchez dhe dhe do të dyfishonte rezultatin për ekipin e tij. Skuadra e Guardiolës do të vijonte sulmin për të gjetur golin e tretë, me Foden që në disa raste do të kërcënonte seriozisht portën e Brighton.

Teksa në minutën e 82’ Bernardo Silva do të shënonte golin e tretë për vendasit, për të bindur më tej në rrugëtimin e Manchester City-t drejt titullit.

Ndërsa Chelsea u mposht 2-4 në shtëpi në derbi me Arsenal. Një humbje që nuk ndikon për vendin e tretë për blutë, por vlen shumë për Arsenal në luftën për një vend në Champions League.

Topçinjtë gjetën shpejt rrugën e rrjetës me anë të Nketiah i cili në minutën e 13 nuk gaboi përballë portierit Mendy. Megjithatë, Blutë e Londrës reaguan shpejt dhe me anë të një goditje të Werner rikthyen baraspeshën.

Nga ana tjetër, ishte talenti Smith Row që gëzoi të tijtë me golin e dytë i asistuar nga Odegard. Një aksion i bukur nga topçinjtë i finalizuar më së miri nga mesfushori i talentuar. Gjithsesi, ashtu si në rastin e parë, Chelsea reagoi dhe barazoi me anë të Azpilicueta.

Por, Arsenal nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe në pjesën e dytë, ishte sërish Nketiah që ndëshkoi Chelsean. Këtë herë të besuarit e trajnerit Arteta ia dolën të ruanin avantazhin dhe në fund realizuan edhe golin e katërt me anë të Saka i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN