MENU
klinika

Premier League, Java 33

Liverpool kalon me lehtësi United, merr kreun provizor

19.04.2022 - 22:52

Ka qenë më e thjeshtë nga sa mendohej për Liverpool fitorja ndaj Manchester United në “Anfield”. Të Kuqtë fituan 4-0 dhe marrin kreun provizor në Premier League, ndërsa për “Djajtë e Kuq” arritja e vendit të katërt kthehet në mision të vështirë.

Kanë mjaftuar 23 minuta që Liverpool të shënojë dy gola. Skuadra e Klopp ka zhbllokuar supersfidën pas vetëm 5 minutash me blerjen e janarit, Luiz Diaz. Më pas ishte Momo Salah ai që ka dyfishuar shifrat.

Egjiptiani nuk ka gabuar përpara portierit duke dyfishuar shifrat dhe cuar kështu në dishezë një ndeshje që në letër duhet të ishte e vështirë.

Në pjesën e dytë, Mane trefishon shifrat në 68’, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen. Miqtë e patën të vështirë përballë vendasve, që nuk linin hapësira. Dhe Salah në 86’ shënon dopietën personale, duke shkuar në kuotën e 22 golave në Premier League.

Për Manchester United mungoi Cristiano Ronaldo pas dramës familjare të përjetuar pasi humbi një nga dy binjakët që priste Georgina Rodriguez. Momente emocionuese u regjistruan në minutën e 7-të. Të gjithë tifozët e pranishëm në “Anfield”, harruan rivalitetin, mes tyre, duke u bërë bashkë dhe duartrokitur në shenjë ngushëllimi.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak