“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përshëndetje! Jam një zonjë 40 vjeç. Shpesh kam shtrëngime të forta në gjoks sa më merret edhe fryma. Nuk mbushem dot zemrame frymë se më dhemb edhe më shumë. Është një gjendje që kalon për disa sekonda, ndoshta për një minutë. Por më shqetëson se më ndodh shpesh.
Mjeku: Duke u nisur nga natyra e dhimbjes që përshkruan pacienti, nuk është tipike sëmundje ishemike kardiake. Por gjithsesi është e këshillueshme një EKG dhe një vizitë dhe te mjeku kardiolog, në mënyrë që të jepet përgjigje më e saktë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.