MENU
klinika

Mësojeni...

Ç’ndodh nëse hiqni dorë nga përdorimi i antidjersës?

29.04.2022 - 16:16

Me siguri edhe ju, si shumica e njerëzve e nisni ditën duke larë dhëmbët, një dush i shpejtë dhe pastaj me vrap tek antidjerësa! Patjetër që diçka në lidhje me përqindjen e lartë të alkoolit në përbërje të saj keni dëgjuar, por çfarë do t’ju duket jo dhe aq e besueshme është se përdorimi i antidjersës çdo ditë, bën më shumë keq sesa mirë.

E dimë që duket si diçka e paimagjinueshme të hiqni dorë, por sidoqoftë duhet të jeni të ndërgjegjshëm për atë ç’ka mund të ndodhë nëse s’e përdorni më.

1. Mund të ndikojë pozitivisht tek shëndeti riprodhues

Kur zgjidhni një antidjersë me siguri zgjidhni atë që ka aromë më të këndshme dhe që qëndron gjatë në lëkurë, për të parandaluar kështu ndjesinë e pakëndshme të djerësës. Shpesh ne harrojmë që në përbërje të saj ka shumë substanca që i bëjnë dëm lëkurës dhe shëndetit. Për shembull, phthalates- elementi që bën të mundër efektin e zgjatur të antidjerësës- ndikon tek ç’balancimi i hormoneve tuaja. Diçka e tillë rrjedhimisht ndikon edhe tek riprodhimi.

2. Aroma e pakëndshme e trupit zbehet në mënyrë natyrale

Besojeni ose jo, duke hequr deodorantin nga përdorimi, edhe aroma e djerësës do të ndihet më pak. Përdorimi i shpeshtë i tij lejon që bakteret të prodhohen dhe shumëfishohen duke e bërë edhe më të fortë aromën e djersës.

3. Ndikon tek microbioma natyrale e lëkurës

Ka një larmishmëri mikroorganizmash që jetojnë në lëkurën tuaj dhe një pjesë e mirë e tyre janë të dobishme për shëndetin. Duke përdorur antidjerëse për të eleminuar aromat ne dobësojmë mikrobiomën e lëkurës dhe bllokojmë gjëndrat e djerësës. Nëse s’mund të hiqni dorë 100% prej saj, zgjidhni produkte që kanë përqindje të ulët të aluminit.

3. Ndoshta s’keni nevojë për të aq sa mendoni

Le ta pranojmë që na është bërë forcë zakoni përdorimi i tij, por shanset që të mos na duhet fare janë të mëdha. Shkëncëtarët kanë zbuluar se një gjen i quajtur ABCC11 përcakton nëse njerëzit e kanë ose jo substancën përgjegjëse për aromën e pakëndshme të trupit. Një pjesë e mirë njerëzish nuk e kanë, por e përdorin rregullisht pa e ditur që nuk ju duhet! Prandaj e mira është të bëni një provë për disa ditë. Nëse nuk ndjeni asgjë të pakëndshme, duhet të hiqni fiksimin me antidjersën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekët sqarojnë një herë e mirë të vërtetën

A shaktojnë antidjersa dhe reçipetat kancer gjiri?