MENU
klinika

Ndryshimi mes tyre

Antidjersa dhe deodoranti. Deri tashmë i keni përdorur gabim!

14.04.2019 - 20:37

Nëse nuk doni të djersiteni më dhe bluza juaj të bëhet me shenja dhe pa bërë asnjë aktivitet fizik atëherë bëni mirë të ndiqni këto udhëzime të mëposhtme:

Duke mos njohur ndryshimin e antidjersës dhe deodorantit: Antidjersa zvogëlon prodhimin djersës ndërsa deodoranti aromën e keqe të saj. Sipas Fayne Frey, dermatologe dhe themeluesja e FryFace, shumica e antidjersave përmbajnë kripëra prej alumin, e cila lidhen me një proteinë në kanalet e djersës, duke krijuar një spërkatje të kanalit të djersës, që përkohësisht e ndalon prodhimin e djersës. Deodorantët, nga ana tjetër, janë produkte që neutralizojnë përbërësit që formojnë erën e keqe, të cilat vrasin disa nga bakteret që kontribuojnë në zhvillimin e aromës trupore-ose thjesht e maskojnë atë.

“Ata nuk e zvogëlojnë sasinë e djersës dhe nuk i mbajnë sqetullat tuaja të thata”, shpjegon Tsippora Shainhouse.

Aplikimi në lëkurë të thatë: Antidjersat performojnë më mirë kur aplikohen në lëkurë të thatë. Pra, nëse sapo keni dalë nga dush ose tashmë jeni të djersitur, ato nuk do të jenë efektive.

Jini të kujdesshëm kur lyheni me deodorant ose antidjersë menjëherë pas depilimi të sqetullave, sidomos kur përdorni produkte me përmbajtje më të lartë të alkoolit, të cilat mund të shkaktojnë acarim, sipas Alisha Plotner, një dermatologe në Qendrën Mjekësore në Wexner, Ohio State University.

Në kundërshtim me besimin popullor, ju duhet të aplikoni deodorantin në mbrëmje, para se të shtriheni.

Deodorntët dhe antidjersa janë më efektive në lëkurë kur kanalet e djersës janë më pak aktive dhe ka lagështi minimale, të tilla si në mbrëmje para gjumit. Për shkak se deodoranti duhet të aplikohet gjithmonë në lëkurë të pastër dhe të thatë, është mirë që të laheni në mbrëmje, të pastroni lëkurën tuaj të thatë me një peshqir dhe pastaj të aplikoni deodorantin.

“Në varësi të trupit tuaj dhe çfarë lloji deodorantësh / antidjersash po përdorni, mund të mos keni nevojë të aplikoni çdo ditë”, shpjegon dermatologia e Dove, Alicia Barba.

Disa antidjersa janë bërë për të kaluar 48 orë, që do të thotë që aplikimi i përditshëm nuk është thelbësor.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”