MENU
klinika

“PD e ndarë në dy pjesë nga Amerika”

Çupi: Është helmuar me anti-amerikanizëm, tani po paguan historinë e saj

18.04.2022 - 22:12

I ftuar ditën e sotme në Top Story ka qenë analisti Frrok Çupi.

Në fjalën e tij ai ka thënë se aktualisht PD është e ndarë në dy pjesë, dhe faj për këtë sipas tij ka SHBA.

Frrok Çupi: E gjitha që po ndodh është një farsë dhe iluzion. Këto do ndodhin në PD derisa egziston “çfarë të bëjmë kur s’kemi çfarë të bëjmë”. E gjitha është një lloj iluzioni për bashkimin dhe fitoren e PD-së. Iluzioni se kem humbur dhe duhet të kishim fituar. E gjitha është iluzive.

Në korrik të 92-shit kemi humbur maxhorancë dhe që atëherë s’kemi pasur më. Në 96 humbi liria, fitoi dhuna, në 97 u fundos Shqipëria në një humnerë të llahtarshe. Në 2001 ndodhën ato që ndodhën dhe 2005 ishte ishte aksident dhe tani vazhdojnë iluzionet.

Nuk ka asnjë lloj kapaciteti PD që të vijë në pushtet. Tani po paguan “paundin” e luftës, tërë historinë e vetës. Ka mbaruar ajo parti. Gjykata duhet ta shpallte të ndarë PD-në. E ndarë në dy pjesë Gjykata e shpërndan të tërë. Nëse bashkohet PD, ku bashkohet.

Që të bashkohet, duhet të shkojë ku është ndarë, por kjo nuk gjendet, jemi ndarë disa herë. PD është ndarë dy herë tek Amerikë, a mund të shkojë tani. Nuk ka kapacitet të shkojë. E tëra është parti e helmuar me antiamerikanizëm, nuk i duhet kujt se nuk është parti politike.

Sa kohë jemi në histori të llafe, zgjedhjet nuk kanë asnjë vlerë. Dy pjesët nuk bëjnë bashkë. Nëse do të ketë ndonjë dritë në fund, është të bëhen dy palë dhe ata të Berishës të shkojnë me të, por nuk i pranon ligji dhe perëndimi. Sot PD ka një grup parlamentar i cili është produkti ecencial në shtetformim. Ajo është vlera, nuk janë zgjedhjet që s’jan asnjë vlerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Iliri akoma s’është aq i guximshëm sa…”

Frrok Çupi: Koalicioni Meta-Berisha është i rrezikshëm!