Në Francë, për të gjithë admiriuesit e tij, ai është veç, aktori dhe veç, njeriu. I njohur për miqësinë me Putinin, aktori francez i parapriu me një deklaratë për shtyp, shfaqjes për tre net me radhë, në teatrin “Champs-Elysées”.
Në fakt, kërkuar nga vetë aktori, me frikën se shfaqja mund të kompromentohej, nga miqësia e Depardieu-së me Vladimir Putinin.
Në deklaratën për shtyp, publikuar mbrëmjen e së enjtes më 31 mars, një ditë para fillimit të shfaqjes, aktori, i cili ka pasaportë ruse prej vitit 2013, shprehet: “Populli rus, nuk është përgjegjës për ekseset e papranueshme të liderëve të tij, si Vladimir Putini”. Aktori merr përsipër të dhurojë “të gjitha të ardhurat nga tre koncertet, për viktimat e kësaj lufte tragjike vëllavrasëse”.
Siç raporton “Le Monde”, para se të hapeshin dyert e teatrit, fansat e Depardieu-së, pritën në radhë me durim, për të parë “artistin, sepse tjetër gjë është problemi i tij”.
Kremlini iu kundërpërgjigj deklaratës së aktorit, përmes zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov. Ky i fundit, tha se aktori, ndoshta nuk e kuptonte plotësisht situatën në Ukrainë dhe u ofrua t’ia shpjegonte.
Depardieu u largua nga Franca, për arsye tatimore, në vitin 2013. Ndërsa vetë Putini i dorëzoi pasaportën ruse, në Soçi.
Asokohe, aktori dhe Presidenti, shtrënguan duart dhe u përqafuan me njëri-tjetrin, ndërsa Depardieu e përshkruante Rusinë, si “një demokraci të madhe”.