MENU
klinika

Banorët: Njerëzit janë larguar nga era e keqe

Digjet prej 3 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë!

01.04.2022 - 12:02

Prej 3 ditësh tashmë, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të digjet, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Ditën e djeshme flakët thuajse u vunë nën kontroll, por era e fortë solli riaktivizimin e tyre.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, por shuarja e zjarrit është e vështirë për shkak të mbetjeve plastike që vijojnë të digjen. Banorët ankohen se kjo është situatë e përsëritur, por që nuk merr zgjidhje

“Më keq nuk ka ku të shkojë. Disa banorë janë larguar, ça do bëjnë. Ne po presim të rregullohet situata, por vetëm bëhet më keq. Askush nuk mban përgjegjësi”, thotë njëri prej tyre.

Ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli reagoi, duke i bërë apel qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa kjo është një situatë e përsëritur në Vlorë. Ai theksoi se landfilli i Sheristës do t’i japë zgjidhje problematikës, ndërsa pritet të mbarojë përpara fillimit të sezonit të ri turistik.