MENU
klinika

Deklarata e kryeministrit britanik

“Do të bëj gjithçka që kam në dorë që ‘makineria luftarake’ e Putinit të vdesë urie”

03.04.2022 - 22:13

Nëpërmjet një deklarate të dhënë së fundmi, Boris Johnson ka thënë se “sulmet e Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha” janë “edhe më shumë dëshmi se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë”.

Gjatë fjalës së tij, Johnson është zotuar se do të “vdesë urie” atë që ai e quajti “makina e luftës” e Vladimir Putin, teksa ka shtuar se pushtimi i tij në Ukrainë po dështon.

“Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta, Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë. Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që makineria luftarake e Putinit të vdesë urie. Ne po shtojmë sanksionet dhe mbështetjen tonë ushtarake, si dhe po forcojmë paketën tonë të mbështetjes humanitare për të ndihmuar ata që kanë nevojë në terren”, tha Johnson.