MENU
klinika

Dritan Hila

Dy emra për president!

21.04.2022 - 18:56

Nuk jam aq naiv sa të mendoj që politika ja lë në dorë rekomandimeve tona që të bëjë zgjedhjen e saj për presidentin e ardhshëm. Por unë, me naivitet por me përgjegjësi, do rekomandoja dy: Daut Gumeni dhe Namik Dokle.

Asnjëri prej tyre nuk mbeti peng i së shkuarës; asnjëri prej tyre nuk mbeti peng i dogmës, por ditën të ecnin me kohën pa tradhëtuar idealin dhe parimet.

Secili prej tyre ka dëshmuar karakter dhe ndershmëri kur ka qenë në funksione shtetërore; më shumë se një herë kanë zgjedhur në jetë të drejtën edhe kur kjo zgjedhje paguhej rëndë; kanë pasur përgjegjësi për shtetin edhe kur të tjerët e kanë hallakatur; janë në moshën e nderuar që mendojnë për përjetësinë dhe jo për metrat katrorë të shtëpisë. Janë të dy njerëz të letrave dhe të mendjes që nuk kanë kohë të ndryshojnë karakterin.

E di që është ëndërr që më së fundmi të kemi një president të përgjegjshëm. Por, kush e di, ka raste qe ëndrrat edhe dalin dhe Edi Rama ka rastin të sillet si burrë shteti.