Sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni po kalon një moment të shkëlqyer me skuadrën e Tirolit në elitën e futbollit austriak, ku këtë sezon ka arritur të realizojë plot 15 gola, është në garë edhe për golashënuesin më të mirë të kampionatit.
Forma fantastike e sulmuesit shqiptar, duket se ka joshur 2 klube të rëndësishme Europiane. Sipas “Tuttosport”, Vrioni ka përfunduar në “radarët” e belgëve të Anderlecht dhe holandezëve të Alkmar.
Vrioni është në pronësi të Juventusit, ndërkohë që aktivizohet si i huazuar te skuadra austriake. Si Anderlecht ashtu edhe Alkmar janë të gatshme të derdhi 3.5-4 milionë euro në arkat e klubit bardhezi, për të siguruar shërbimet e Vrionit.
Vendimin përfundimtar pritet ta marrin drejtuesit e Juventsuit. Vlen të theksohet fakti se si Anderlecht që drejtohet nga Kompany, dhe Alkmar, marrin pjesë rregullisht në Kupat e Europës dhe do të ishin një vitrinë mjaft e mirë për shqitparin.