MENU
klinika

Pas Brojës, Bajramit dhe Asllanit

Koloni kuqezinjsh? Napoli kërkon një tjetër shqiptar

29.04.2022 - 14:10

Napoli ka nisur prej kohësh punën për të ndërtuar ekipin e së ardhmes, por ajo që bën jo pak përshtypje është fakti që këtë periudhë janë të shumë legjionarët kuqezi që po lakohen për një transferim të mundshëm te blutë.

Një ditë më parë, La Gazzetta dello Sport shkruante se Armando Broja është objektivi kryesor për të zëvendësuar Victor Osimhen, ndërsa një pistë e hapur prej kohësh është edhe Kristjan Asllani, një mesfushor që pëlqehet shumë nga stafi drejtues.

Jo vetëm kaq, më herët është lakuar shpesh edhe emri i Nedim Bajramit si zëvendësues i Mertenz apo Lozanon. Si të mos mjaftojnë tre emrat e sipërpërmendur, sipas mediave italiane, edhe Ernest Muçi ka përfunduar në radarët e Napolit.

Sulmuesi kuqezi nuk është një emër i panjohur, në shtëpinë e Napolit e njohin mirë pasi më herët është përballur me Legia në Europa League. Muçi është një profil që i josh shumë pasi bëhet fjalë për një lojtarë të ditëlindjes 2001.

Muçi ka një kontratë me gjigandët polak deri në 2025 por këtë sezon pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në tribunë, sulmuesi shqiptar do largohej me kënaqësi nga Legia, për më tepër për t’u transferuar në një kampionat elitë si Serie A dhe në një klub të madh si Napoli që sezonin e ardhshëm pritet të luaj në Champions League, thjesht një ëndërr për ish sulmuesin e Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN