MENU
klinika

Prapaskenat e merkatos

“Bobo Vieri i ri”, Napoli e ka seriozisht për Brojën

28.04.2022 - 12:19

Armando Broja, pavarësisht se nuk po kalon një moment të mirë, vijon të lakohet fuqishëm në tregun e transferimeve. Nëse në Premier League janë zbutur disi ofertat, emri i sulmuesit kuqezi mbetet një temë e hapur në Serie A. Fillimisht u fol për një interesim nga ana e Milan, por së fundmi, sipas La Gazzetta dello Sport, ka tjetër klub.

Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Victor Osimhen. Në fakt, edhe më herët u fol për një afrim të mundshëm të Brojës te Napoli, por kjo lëvizje përforcohet gjithnjë e më shumë nga e përditshmja më e madhe italiane.

Gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli është i detyruar të shesë disa nga yjet e ekipit, i pari në listën në dalje është Osimhen pasi është lojtari që mund të sjell më shumë të ardhura, afro 100 milionë euro.

Në rast se Osmihen do të largohet, Napoli do të përqendrohet të bind Brojën, një Bobo Vieri i ri shkruan Gazzetta, një 20-vjeçar në pronësi të Chelsea, i dhënë në formë huazimi te Southampton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ardhmja e sulmuesit shqiptar

Broja shok skuadre me Cristiano Ronaldon?


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak