Përveç Twitterit, multimiliarderi Elon Musk ka shprehur më herët, ambicien për të blerë kompaninë “Coca-Cola”. Më konkretisht, Musk është shprehur se po mendon të blejë kompaninë dhe të riktheejë recetën origjinale në përbërje të pijes freskuese.
Në vitin 1885, kur u krijua ‘Coca-Cola”, kokaina ishte një përbërës mjaft i zakonshëm, në ilaçet pa recetë.
Farmacisti amerikan John Pemberton, bashkoi kokainën, në formën e një ekstrakti nga gjethet e bimës coca dhe kafeinën ( me arrat kola), për të krijuar pijen e mrekullueshme.
“Coca-Cola”, fillimisht u tregtua si një “pije tonifikuese dhe përmirësimin e aktivitetit të trurit”, që shëronte dhimbjet e kokës, stomakun dhe lodhjen. Në fillim Pemberton e shiti atë me gotë direkt nga farmacia e tij, për pesë cent.
Me kalimin e kohës, sasia e kokainës në recetën e pijes u zvogëlua në mënyrë të qëndrueshme, nga receta sekrete dhe më në fund, u hoq krejtësisht në vitin 1929.
Por, nëse duam ta besojmë Elon Musk, ai do ta rikthejë. Musk, shkroi në Twitter, të mërkurën: “Më pas, do të blej kompaninë “Coca-Cola”, për ta sjellë kokainën, përsëri”.
Do të ishte një kërkesë e madhe, edhe për njeriun më të pasur në botë. Korporata “Coca-Cola”, vlerësohet me një vlerë prej 284 miliardë dollarë (226 miliardë paund). Pasuria aktuale neto e Elon Musk, besohet të jetë rreth 253 miliardë dollarë (201 miliardë paund).
Një blerje e tillë, do të ishte ndoshta, marrëveshja e vetme më e madhe e biznesit, në histori.
Prapë se prapë, do të ishte gabim që sipërmarrësi i Tesla-s, të hiqej nga gara. Në fund të fundit, së pari, ai bëri shaka për blerjen e Twitterit, pesë vjet më parë dhe tani marrëveshja duket se është mbyllur.
Në vitin 2017, Musk shkroi në Twitter: “I love Twitter” – gjë për të cilën, gazetari Dave Smith ia ktheu “Duhet ta blini, atëherë”. Ndoshta me shaka, Musk iu përgjigj menjëherë: Sa kushton?
Pak histori
Në maj 1886, farmacisti John Pemberton një farmacist nga Atlanta, Gjeorgji, do të shpikte pijen që do të pushtonte botën. Ai e zbuloi formulën, në kazan prej bronzi me tri këmbë, në oborrin e tij. Ndërsa emri, ishte sugjerimi i mikut i tij, Frank Robinson.
Si lindi “Coca-Cola”
Duke qenë llogaritar, Frank Robinson dallohej gjithashtu, për shumë stil. Ishte ai që shkroi në fillim ” Coca Cola”, në letrat rrjedhëse, që janë bërë logoja e famshme e sotme.
Më 8 maj 1886 nisi edhe shtija e pijes së re, fillimisht në farmacinë e Jakobit, në Atlanta. Në fillim, në total u shtuan rreth 50 dollarë. Por, John Pemberton kishte bërë mbi 70 dollarë në shpenzime, kështu që viti i parë i shitjeve ishte me humbje.
Deri në vitin 1905, pija e prezantuar si tonik, përmbante ekstrakte kokaine, si dhe kafe të pasur me kafeinë.
Më 1887, një tjetër farmacist dhe biznesmen në Atlanta, Asa Candler e bleu formulën e pijes nga shpikësi John Pemberton, për 2,300 dollarë. Në fund të viteve 1890, “Coca Cola” ishte një nga pijet më të njohura amerikane, kryesisht, për shkak të marketingut të madh, nga Candler. Me Asa Candler në krye, kompania “Coca Cola” i rriti me mbi 4 000 për qind shitjet e shurupit magjik, mes viteve 1890 -1900.
Reklamimi ishte një faktor i rëndësishëm, për suksesin nga John Pemberton dhe Asa Candler, ndaj pija u shpërnda në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Në të njëjtën kohë, kompania filloi shitjen për kompanitë e pavarura, licensuar për pijet. Edhe sot, industria amerikane e pijeve freskuese është e organizuar mbi bazën e këtij parimi.
Më 23 prill 1985, doli në treg “New Coke”. Sot, produktet e kompanisë “Coca-Cola”, konsumohen në shifrën, prej më shumë, se një miliard pije në ditë.