Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka mbajtur fjalën përmbyllëse në seancën dëgjimore që u zhvillua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Imeraj gjatë karrierës së saj njihet për hetimin e dosjeve të mëdha, çështje që kanë patur lidhje me terrorizmin, politikanët e ndryshëm dhe krimin e organizuar.
Para trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Imeraj ka deklaruar se ajo është hetuar për karrierën e saj 17 vjeçare që ajo është vlerësuar saktë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërkohë që thekson se procesi hetimor ndaj saj është shoqëruar me sulme nga më të ndryshmet apo letra anonime.
“Në punën time si prokuror, jam hasur me vështirësi në drejtim të ushtrimit të detyrës për arsye nga me të ndryshmet, por në asnjë rast nuk jam gjetur përballë vështirësisë totale të realizimit të detyrës apo mbrojtjes së vetes dhe familjes time siç ka ndodhur nga sulme të çuditshme të paraqitura me denoncime në copa letrash, apo emaile me emra te rremë, si Rrahim Shehu, Valentino Ymeri, apo me emrin e një qytetareje që në rreshtat e mëposhtëm, do sqaroheni më shumë për përmbajtjen e denoncimeve të saj.
E impenjuar në maksimum në profesionin tim të prokurorit, e bindur ne maksimum për domosdoshmerinë e përsosjes në dije të fushës të cilën kam zgjedhur të bëj pjesë, e përkushtuar karshi çdo hetimi që zgjidh dhe evidenton një marrëdhënie juridike të cënuar, e impenjuar për të dhene kontributin edhe në mësimin e brezave të rinj, e mbi te gjitha e përkushtuar karshi misionit sublim si nenë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve te mijë, nuk mundet dhe nuk qëndron të lë veten dhe personalitetin tim të pikturuar keq, jo në përputhje me realitetin, nga anonimë apo dhe nga njerëz të shtyrë për të bërë një gjë të tillë, të cilët kanë dhe mundet të kenë vetëm një synim : ‘Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të bërë një padrejtësi’.
Jam hasur gjatë këtij procesi të rivlerësimit, me konkluzione të quajtuara opinione apo gjetje, të cilat referojnë burim prove, letra anonime, jam hasur gjatë këtij procesi me cenim të jetesës personale edhe në kushtet kur nuk ishte e nevojshme”.
FALSIFIKIMET
Në pretendimet e saj, Imeraj thekson se është përballur me sulme the akte te falsifikuara që janë futur në dosjen e saj, ku Komisioneri i Publik ka ngritur akuzat ndaj saj.
“Jam hasur gjatë këtij procesi edhe me përballje e futjes së akteve të falsifikuara në dosje, kartela e pasurisë ku KP bazon një pike te ankimit, me synimin për të arritur qëllimin dashakeqes, por 3 më lejoni që jo vetëm për respektin karshi vetes time, por mbi të gjitha për respektin karshi fëmijëve dhe familjareve të mi, të paraqes prokuroren Elizabeta Imeraj, nenën Elizabeta Imeraj, motrën apo familjaren Elizabeta Imeraj.
Më lejoni të mbroj Dinjitetin Njerëzor dhe Figurën që e kam krijuar në vite, për shkak të punës, sjelljes, mënyrës së të vepruarit e mbi të gjitha për shkak të edukimit që më kanë bërë prindërit e mi. Kam hetuar çështje të ndryshme dhe jam hasur me sulme të ndryshme, duke përfshirë dhe ato politike, ku në periudha të ndryshme kohore për shkak hetimesh janë përpjekur dhe të më intimidojnë për shkak të origjinës time nga Tropoja, janë përpjekur të vendosin sa në një rrymë politike apo në tjetrën, janë përpjekur të më trembin në mënyra të ndryshme, por në fakt ja kam arritur që të jem e pacenueshme dhe jo sepse jam e fortë, apo dhe e pandjeshme, por sepse jam dhe mundohem te zbatoj gjithmonë të drejtën”.
KËRCËNIMET
Në fjalën e saj para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Elisazbeta Imeraj thekson se ajo ka shqyrtuar dosjet të cilat prokurorët e tjetër nuk pranonin t’i merrnin përsipër nga frika e ndonjë sulmi.
Po ashtu thekson se ka hetuar dhe ka dërguar sit ë pandehur 160 persona, po ashtu ka hetuar dhe çështjet e rënda të terrorizmit, madje edhe dosjen “Shullazi”.
“Une nuk mundet të pasqyrohem në sytë tuaj, si prokurori që nuk përmbush kriterin profesional pasi kam kaluar për kompetencë me të drejtë në këndvështrimin tim, dy çështje, vendimmarrja për të cilat është ushtruar dhe nga institucione të tjera, pasi nuk është ashtu :
– Jam prokurori që kam dërguar përgjatë viteve ne gjykim thuajse 160 të pandehur, dhe mundem të kem marrë 2 dy apo 3 tre pafajësi.
– Jam prokurori që kam ndjekur çështje të rëndësishme dhe sensitive në opinionin publik.
– Kam hetuar politikanë, zyrtarë në nivele të larta, anëtarë të krimit të organizuar, terroristë etj. Ky prokurori jam unë, ky prokurori që kam bërë shumë seanca gjyqësore me 9 nëntë të pandehur për terrorizëm, dhe me sallën e mbushur plot me përkrahës së tyre.
Jam ky prokurori që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim çështjen ‘Shullazi’, atë çështje, për të cilën me largimin tim nga detyra e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, askush nuk pranonte të konkludonte duke luajtur rolin e përfaqësuesit të akuzës për të dhëne konkluzionet përfundimtare. Ai prokurori qe shprehu gatishmërinë për të përfaqësuar akuzën në gjyq në emër të shtetit për një çështje të tillë, dhe në kushtet kur mbi 10 prokurorë nuk pranuar të përfaqësonin akuzën.
Ata prokurorë nuk pranuan të marrin çështjen në fjalë pasi ekzistonte një perceptim të cilin po e ilustroj vetëm me një citim e thene nga nje nga prokuroret: “s’kam se përse pres ndonjë tritol tek shtëpia….’’.
Jam Drejtuesi i Prokurorisë që përkushtohem në maksimum për të bërë të mundur bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërinstitucional me qëllim të mirën e punës. E ndërsa si individ, jam mamaja e dy fëmijëve të mijë, që vrapoj pas tyre në çdo minutë të kohës time të lirë, për t’i mësuar, per t’u përkujdesur e për t’i edukuar duke ju falur dashuri pafund”, thekson Imeraj.
Fjala e plote e Elizabeta Imerajt
Për hir të transparencës, si dhe për të qënë sa më ezauruese në çdo shkak dhe pretendim të ngritur në ankim, nga ana ime është kërkuar hetim i plote dhe shterrues. Si subjekt rivlerësimi, në çdo hap procedural, qoftë në shkallë të parë, ashtu dhe para Kolegjit, duke qenë e hapur dhe duke mirëpritur çdo lloj hetimi, kam qenë kërkuese për marrjen e provave jo vetëm në drejtim të provueshmërisë por dhe në drejtim të qartësimit jo vetëm të pozitës time individuale në këtë proces por :
– të çdo qëndrimi që mundet të jetë pjesë e akteve të administruara në dosje, – çdo pretendimi të dalë nga denoncime të paidentifikuara,
– çdo zhurme mediatike të ngritur. E çmoj të arsyeshme të ritheksoj se është përkrahur madje kërkuar nga ana ime, një hetim i thelluar administrativ por dhe penal, për të shpjeguar para Jush dhe para publikut, se raporti me të drejtën është ai që më intereson më shumë, raporti me të vërtetën reale është ajo që presin të gjithë.
Siç e kam prezantuar dhe në seancat e mëparëshme, e gjendur në kushtet e procesit të rivlerësimit që nga tetori i vitit 2018 e deri më sot, në asnjë moment nuk më ka shqetësuar hetimi, marrja e provave, marrja e dokumentacionit të nevojshëm, për efekt të një hetimi shterrues, por kam këmbëngulur drejt hetimit shterrues edhe për çdo pretendim të ngritur në ankim apo në rekomandim. Gjatë proçesit të rivlerësimit në ngarkimin tim, ju keni përpara, akte të administruara që përfshijnë:
– Hetime për pasurinë,
– Hetime për figurën,
– Hetime për profesinalizmin. Në rang të konkluzioneve të nxjerra mbi baza dokumentacioni rezulton se: Unë, Elizabeta Imeraj, nuk disponoj dhe as nuk kam disponuar asnjë pasuri në pronësi apo bashkëpronesi gjatë gjithë periudhës së rivlerësimit, nga fillimi i detyrës së prokurorit dhe deri më sot. Për efekt të procesit të rivlerësimit kam dhenë deklarime të plota, të qarta, për pasuritë e personit të lidhur duke shpjeguar çdo detaj që lidhet me këto pasuri, si dhe burimin e ligjshëm të krijimit të tyre. Institucionet shtetërore në mënyrë të përsëritur përgjatë viteve, si dhe gjatë hetimit administrativ në KPK, kanë theksuar përshtatëshmërinë në drejtim të vijimit të ushtrimit të detyrës. Përshtatëshmëria në vijimin e detyrës nuk lidhet vetëm me raportet e DSIK-së, për proçesin e rivlerësimit, por lidhet me :
– Çdo informacion që keni në dosje,
– Ekzistencën e pasjes së çertfikatës së sigurisë, – Kërkimeve të bëra në institucione të ndryshme, si Policia e Shtetit, SHISH, SPAK etj. Ndërsa në raport me kriterin profesional, eksperienca e punes prej 17 vitesh, çështjet e hetuara gjatë punës si prokuror, ku përfshihen dhe çështje sensitive për shkak të rrezikshmërisë së veprave dhe të autorëve të hetuar, përkushtimin dhe ndërgjegjen e treguar në punë, si dhe vullnetin për qasje karshi ngritjes profesionale, e bëjnë konkluzionin e KPK së të drejtë dhe të saktë.
Duke kuptuar më së miri, rendësinë e procesit të rivlerësimit, si një ndër momentet më të rendësishme të Reformës në Drejtësi, kuptoj dhe vlerësoj çdo institucion shtetëror të ngarkuar nga Kushteuta dhe Ligji për kryerjen e një procesi të tillë. Në fakt, siç dhe parashikohet shprehimisht në normat e sanksionuara në aktet si më poshtë : – Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut,
– Kushtetura e Republikës së Shqipërisë, – Ligji me Nr 84 viti 2016, kam besuar dhe normalisht do parashtroj konkluzionet e mia, në lidhje me respektimin e të drejtave të pamohueshme të:
– Të drejtës për një proçes të rregullt ligjor (neni 6 i KEDNJ-së). – Të drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare (neni 8 i KEDNJ -së). – Ndalimit të diskriminimit (neni 14 i KEDNJ së). Etj. Ne Aneksin e Kushtetutës, janë të parashikuara në mënyrë të plotë respektimi i parimeve që lidhen me proçesin e rregullt ligjor, qoftë dhe në kuadrin e proçesit të rivleresimit, parimi i proporcionalitetit dhe objektivitetit, parimi i mosdiskriminimit, parimi për barazinë e armëve në proçes etj. Këto parime, si të tilla, janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo organ ligjzbatues duke përfshirë dhe mekanizmin e rendësishëm që i vjen në ndihmë këtij procesi, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në parantezë të konkluzioneve, para Jush po ndaloj në një prezantim faktik të situatës në të cilën procesi i rivlerësimit më ka vendosur mua si subjekt rivlerësimi. – Ushtroj funksionin e Prokurorit të Republikës së Shqipërisë që nga viti 2004, me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës.
– Në punën time si prokuror, jam hasur me vështirësi në drejtim të ushtrimit të detyrës për arsye nga me të ndryshmet, por në asnjë rast nuk jam gjetur përballë vështirësisë totale të realizimit të detyrës apo mbrojtjes së vetes dhe familjes time siç ka ndodhur nga sulme të çuditshme të paraqitura me denoncime në copa letrash, apo emaile me emra te rremë, si Rrahim Shehu, Valentino Ymeri, apo me emrin e një qytetareje që në rreshtat e mëposhtëm, do sqaroheni më shumë për përmbajtjen e denoncimeve të saj.
E impenjuar në maksimum në profesionin tim të prokurorit, e bindur ne maksimum për domosdoshmerinë e përsosjes në dije të fushës të cilën kam zgjedhur të bëj pjesë, e përkushtuar karshi çdo hetimi që zgjidh dhe evidenton një marrëdhënie juridike të cënuar, e impenjuar për të dhene kontributin edhe në mësimin e brezave të rinj, e mbi te gjitha e përkushtuar karshi misionit sublim si nenë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve te mij, nuk mundet dhe nuk qëndron të lë veten dhe personalitetin tim të pikturuar keq, jo në përputhje me realitetin, nga anonimë apo dhe nga njerëz të shtyrë për të bërë një gjë të tillë, të cilët kanë dhe mundet të kenë vetëm nje synim :
‘Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të bërë një padrejtësi’. Jam hasur gjatë këtij procesi të rivlerësimit, me konkluzione të quajtuara opinione apo gjetje, të cilat referojnë burim prove, letra anonime, jam hasur gjatë këtij procesi me cënim të jetesës personale edhe në kushtet kur nuk ishte e nevojshme. Jam hasur gjatë këtij procesi edhe me përballjen e futjes së akteve të falsifikuara në dosje, kartela e pasurise ku KP bazon nje pike te ankimit, me synimin për të arritur qëllimin dashakeqes, por më lejoni që jo vetëm për respektin karshi vetes time, por mbi të gjitha për respektin karshi fëmijëve dhe familjareve të mi, të paraqes prokuroren Elizabeta Imeraj, nenën Elizabeta Imeraj, motrën apo familjaren Elizabeta Imeraj.
Më lejoni të mbroj Dinjitetin Njerëzor dhe Figurën që e kam krijuar në vite, për shkak të punës, sjelljes, mënyrës së të vepruarit e mbi të gjitha për shkak të edukimit që më kanë bërë prindërit e mi. Kam hetuar çështje të ndryshme dhe jam hasur me sulme të ndryshme, duke përfshirë dhe ato politike, ku në periudha të ndryshme kohore për shkak hetimesh janë përpjekur dhe të më intimidojnë për shkak të origjines time nga Tropoja, janë përpjekur të vendosin sa në një rrymë politike apo në tjetrën, janë përpjekur të më trembin në mënyra të ndryshme, por në fakt ja kam arritur që të jem e pacenueshme dhe jo sepse jam e fortë, apo dhe e pandjeshme, por sepse jam dhe mundohem te zbatoj gjithmonë të drejtën. Une nuk mundet të pasqyrohem në sytë tuaj, si prokurori që nuk përmbush kriterin profesional pasi kam kaluar për kompetencë me të drejtë në këndvështrimin tim, dy çështje, vendimmarrja për të cilat është ushtruar dhe nga institucione të tjera, pasi nuk është ashtu :
– Jam prokurori që kam derguar pergjate viteve ne gjykim thuajse 160 të pandehur, dhe mundem të kem marrë 2 dy apo 3 tre pafajësi. – Jam prokurori që kam ndjekur çështje të rendësishme dhe sensitive në opinionin publik. – Kam hetuar politikanë, zyrtarë në nivele të larta, anëtarë të krimit të organizuar, terroristë etj. Ky prokurori jam unë, ky prokurori që kam bërë shumë seanca gjyqësore me 9 nëntë të pandehur për terrorizëm, dhe me sallën e mbushur plot me përkrahës së tyre. Jam ky prokurori që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim çështjen ‘Shullazi’, atë çështje, për të cilën me largimin tim nga detyra e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, askush nuk pranonte të konkludonte duke luajtur rolin e përfaqësuesit të akuzës për të dhenë konkluzionet përfundimtare.
Ai prokurori qe shprehu gadishmërinë për të përfaqësuar akuzën në gjyq në emër të shtetit për një çështje të tillë, dhe në kushtet kur mbi 10 prokurorë nuk pranuar të përfaqësonin akuzën. Ata prokurorë nuk pranuan të marrin çështjen në fjalë pasi ekzistonte një perceptim të cilin po e ilustroj vetëm me një citim e thene nga nje nga prokuroret: “skam se përse pres ndonjë tritol tek shtëpia….’’.
Jam Drejtuesi i Prokurorisë që përkushtohem në maksimum për të bërë të mundur bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërinstitucional me qëllim të mirën e punës. E ndërsa si individ, jam mamaja e dy fëmijëve të mij, që vrapoj pas tyre në çdo minutë të kohës time të lirë, për t’i mësuar, per t’u përkujdesur e për t’i edukuar duke ju falur dashuri pafund. Jam bija e tim eti, qe vrapoj pas tij në çdo moment. Jam bija e sime mëje dhe përballojmë bashkë sfidën e madhe të sëmundjes së rëndë që po kalon që nga viti 2019. Kjo jam UNË të Nderuar! Krejt e ndryshme nga ajo që rezulton nga denoncuesi i rremë Rrahim Shehu, Valentino Ymeri apo qytetarja me emrin E.F etj.
Unë nuk jam dhe kurrësesi nuk mundet të jem prokurori apo individi që bën përgjime, apo shantazhe në kundërshtim me ligjin, sepse ky individi nuk jam UNË, nuk e kam menduar ndonjeherë dhe me duket absurde ta dëgjoj. Ndaj më lejoni të tregoj veten time, punen time, dhe çdo gjë timen ashtu siç jam unë, më lejoni të paraqes provat për të konkluduar se UNË jam kështu, siç fëmijët më njohin, siç familjarët më njohin, siç kolegët ku punoj më njohin dhe siç komuniteti ku jetoj më njeh.
S’ka asnje lloj arsye që një anonim si Rrahim Shehu apo Valentino Ymeri, apo dhe shtetasja Eriona Fino të vlejë në rang të çmuarjes së provave më shumë se: – ILDKPKI, – DSIK, – SHISH, – KLP, – Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, – Komisariatet e Policisë Tiranë. – Garda e Republikës, – ASHK. Ne te gjitha hetimet e zhvilluara ne lidhje me kriterin e pasurise eshte konkluduar:
1. Deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin;
2. Ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;
3. Nuk ka kryer fshehje të pasurisë;
4. Nuk ka kryer deklarim të rremë;
5. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave; Mbi kriterin e pastërtisë së figurës dhe përshtatshmërinë e kryerjes së funksionit të Prokurorit, nga ana e DSIK-së, mbi bazën e nenit 39, pika 2, të Ligjit nr. 84/2016, është përgatitur raporti përkatës i cili ka konkluduar “Për përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj”. Pas përditësimit të kërkuar nga Komisioni, grupi i punës pranë DSIK, ka konfirmuar referimin e tij të hershëm mbi përshtatshmërinë e vijimit të funksionit të prokurorit.
Deklarimi i pasurise në vetvete, në drejtim dhe të përmbushjes së qëllimit të ligjit lidhet me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara për sa më poshtë: – Saktësia e deklarimeve dhe në përputhje me ligjin;
– Ekzistenca e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë;
– Mungesa e fshehjes së pasurisë;
– Moskryerja e deklarimeve të rremë;
– Mosgjendja ne kushtet e konfliktit të interesave. Në kuadër të procesit të rivlerësimit, dhe më konkretisht të vlerësimit të pasurive, subjekti është i ngarkuar nga Ligji 84/2016 me dy detyrime të veçanta, të cilat janë logjikisht dhe në mënyrë kronologjike pasuese. – Së pari, detyrimi për të deklaruar, d.m.th. për të identifikuar pasuritë në pronësi, posedim ose gëzim dhe burimet përkatëse të të ardhurave – Së dyti, detyrimi për të justifikuar, d.m.th. për të paraqitur dokumentet përkatëse që vërtetojnë ligjshmërinë e burimeve të pretenduara të të ardhurave.
Përpara se sa të kaloj në shpjegime në lidhje me përfundimet e prezantuara në Gjetjen e dërguar 3 herë nga vëzhguesit e ONM, fillimisht më duhet të qartësoj jo vetëm në rang konceptual por dhe në rang të detyrimit ligjor që mbart une si SR konform Kushetutes se RSH, se, Ligjit 84/2016, e pse jo dhe parimeve te Bangalores per sa me poshte: – Çfarë konsiderohet kontakt i papërshtatshëm dhe person i përfshirë në krimin e organizuar sipas Ligjit nr. 84/2016?
– Cili ka qenë detyrimi im, në raport me Nenin DH të Aneksit të Kushtetutës, për të plotësuar Formularin e Kontrollit të figurës? – Cila është përgjegjësia ime si Subjekt Rivlerësimi, në raport me përfundimet e arritura nga ONM, duke marrë për bazë përfundimet e nxjerra në pikën më sipër? Përveç koncepteve mbi personin që do të konsiderohet si kontakt i papërshtatshëm për efekt të ligjit të Rivlerësimit, nga ana tjetër, Neni DH, i Aneksit të Kushtetutës, përcakton kriteret mbi të cilat SR duhet të bëjë plotësimin e formularit për kontrollin e figurës.
Neni DH “Kontrolli i figurës”, përcakton se: “1. Subjektet e rivlerësmit dorëzojnë një deklaratë dhe i dënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar…; 2. Subjektet e rivlerësimit, plotësojnë dhe i dorëzojnë Komisionit një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon periudhën nga data 1 janar 2012 deri në ditën e deklarimit, sipas ligjit…”. Në bazë të përcaktimeve si më sipër – para se të jap shpjegime mbi faktin – sipas gjetjes së paraqitur nga ONM, rezulton se për shtetasin Agron Bajri dtl 20.01.1970, Gjykata e Apelit Romë, ka vendosur ta deklarojë të pafajshëm këtë shtetas për shkak të moskryerjes së faktit (penal të prezumuar).
Gjithashtu sipas akteve shoqëruese të Gjetjes, rezulton se vendimi i pafajsisë, ka marrë formë të prerë. Sipas vendimit te Gjykates se Apelit Rome, rezulton se vete prokuroria per rastin ne fjale ka kerkuar, citoj ‘pafajesi per moskryerje te faktit’…. Fakti i deklarimit të pafajshëm në bazë të vendimit gjyqësor të prezantuar nga ONM, rezulton të jetë arsyetuar dhe konkluduar nga Gjykata e Apelit Romë, për shkak të moskryerjes së faktit penal, duke provuar bindshëm se, qoftë eventualiteti i dijenisë, qoftë mosdija e kësaj rrethane, është e paaftë për të ndikuar në mënyrën e plotësimit të formularit për kontrollin e figurës, duke mos u paraqitur asnjë shkak që e bën të cënueshëm raportin dhe konkluzionin e DSIK, për ekzistencën e plotësimit në mënyrë të saktë dhe në përputhje të plotë me kriteret dhe standardet kushtetuese të formularit për kontrollin e figurës.
Ne lidhje me pretendimin per pergjim te paligjshem realizuar nga E. Imeraj. – Jane marre pergjigjet nga te gjitha institucionet dhe nuk rezulton, asgje ne kete drejtim. – Vete Elizabeta Imeraj ka paraqitur kallezim penal per te zbuluar kush, ku dhe kur u pergjua, dhe nese ka patur pergjim? |
– Vete Elizabeta Imeraj ka denoncuar portalet si infront org qe kane bere shkrime ne lidhje me kete permbajtje denigruese. – Hetimi eshte ne vijim dhe ska asnje rrethane qe e lidh Elizabeta Imeraj me kete fakt. Imeraj deklaroi: Pas njohjes me parashtresat e bëra nga VN në lidhje me letrën e nderit të vendosur në themel të gjetjes së tij, të dërguar nga ish-kolegu i tij, Hans Kiljistra, pasi jam njohur me Gjetjen, në njoftim të rezultateve të hetimit, kam paraqitur shpjegime të mija të detajuara si edhe akte shkresore, mbi bazën e dijenisë që mund të kishin organet ligjzbatuese në vend, mbi çdo pretendim që bëhen në këtë opinion të paraqitur.
Në kuadër të shpjegime të kësaj gjetje, sikurse edhe në KPK ashtu edhe në Kolegj kam kërkuar dhe janë administruar në cilësinë e provës, akte të plota shkresore në lidhje me :
• Parashtresa para KPK, në lidhje me Gjetjen nr. 764, datë 30.09.2020.
• kthim përgjigje nga Garda e Republikës;
• kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Rinas;
• kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 1;
• kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 2;
• kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 3;
• kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 4;
• kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 5;
• kthim përgjigje nga Komisariati i Policisë Nr. 6;
• kthim përgjigje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë; • kthim përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
• kthim përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile; • kthim përgjigje dhe praktika e trajtimit të denoncimit nga Prokuroria e Tiranës; • kthim përgjigje nga Zyra e Regjistrit në Prokurorinë e Tiranës (tri copë). Ne asnje nga keto akte nuk rezulton asnje lloj e dhene, asnje lloj informacioni sado i panevojshme, qe te ekzistoje nje pretendim i tille mbi pergjim, survejim te mundshem te Z. Kijlstra dhe aq me pak qe nje pretendim i tille te kete lidhje me mua.
Burimi i provës për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga Rr.Sh., i depozituar pranë Komisionit Nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim per ish vëzhguesin z. K., dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to. Pretendimet e bazuara në letrën e Rr.Sh., mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhëne tjeter me vlerë provuese. Nga ana tjetër, bazuar ne dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z. K. ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si ne polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga pergjigjet zyrtare dhe institucionale.
Persa i perket pretendimit qe lidhet me z. Kijlstra është mëse e nevojshme të hetohet kush e ka përgjuar, a ka patur përgjim, dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur. Edhe kjo situatë është kërkuar të hetohet nga ana ime në kallëzimin e paraqitur. Ju bej me dije se në kallëzimin e paraqitur nga ana ime janë pretenduar hetimet e këtyre rrethanave: – Përgjimi i pretenduar i z. Kijstra dhe nëse ekziston, kush e ka bërë, dhe si,
– Ndikimi tek zj. Çiftja dhe si është realizuar ai?
– Verifikimi i denoncuesit Rrahim Shheu, – Verifikimi i portaleve që kanë shkruar duke pasqyruar lloj lloj të dhënash për komisonerë, vëzhgues apo dhe prokurore dhe gjyqtare, me konkretisht nga ana ime është kallëzuar portali infront. Org, dhe nga hetimet që janë zhvilluar është arritur të verifikohet dhe personi që e disponon këtë portal.
Për sa më sipër, çdo veprim i bërë nga ana ime konsiston në një hetim të plotë të asaj çfara ka ndodhur me qëllim sqarimin e pozitës që padrejtësisht në bazë të një denoncimi anonim më lidh mua me situata të paqëna. Pervec kerkimeve administrattive Elizabeta Imeraj ka kerkuar hetim per:
– A ka patur përgjim në z. Kiljistra dhe në çfarë rrethanash është bërë ky përgjim i paligjshëm, duke identifikuar autorin apo autorët.
– A ka patur presion të ushtruar dhe në çfarë rrethanash është kryer nëse është ushtruar presion mbi anëtarët e ndryshëm të trupës gjykuese, përfshirë këtu edhe komisioneren Etleda Çiftja.
– Evidentimin e faktit se, cili është personi apo personat që kanë falsifikuar denoncimin e përcjellë me emrin Rrahim Shehu, me qëllim cënimin e figurës time si prokuror dhe ndikimin për shkarkim nga detyra. – Hetimin e portaleve si infron. Org, nga botohen shkrime te ndryshme me natyre fyese. –
MBI BESIMIN E PUBLIKUT
Perceptimi tek një koncept i tillë siç është Besimi i Publikut, apo dhënia e kuptueshmërisë për këtë koncept lidhet ne dy momente kryesore: – Ana Formale – Ana Përmbajtësore. Nga pikëpamja e anës formale, respektimi, sjellja korrekte, komunkimi ndërvazhdues, llogaridhënia edhe me përballje, mat reagimin e publikut qe perkthehet në besim ose jo. – Nga pikëpamja përmbajtësore, janë veprimet e përditëshme te kryera ne çdo faze te punes se nje prokurori, duke perfshire dhe punen time si prokuror. – Por në të dy keto elemente, matshmeria e besimit publikut qe te jete nje koncept real dhe jo teorik apo abstrakt, duhet te realizohet permes metodave te kerkimeve te ndryshme te njohura dhe gjithe pranuara. Ne kete menyre, ne nje paralelizem te thjeshte, matshmeria politike shprehet me vote, matshmeri artistike shprehet me duartrokitje, matshmeria sportive shprehet me pjesmarrje ne stadium.
Ndersa në rastin konkret në reference të normave ligjore, dhe ne perceptimin Tuaj jo tashme si anetare te Gjykates Kushtetuese por si publik i thjeshte, matshmeria e besimit duhet te derivoje ne kushtet e pozicionimit te vetvetves si publik, por dhe ne metoda konkrete kur nje gjë e tille eshte e mundur. Prokurorja Imeraj pretendoi se nuk und te konsiderohej sjellje jo etike e saj, fakti qe nuk kishte pranuar te pergjigjej me PO ose Jo, pyetjeve te Vezhguesit nderkombetar: Ajo u shpreh: Nuk njoh dhe nuk di të ketë ndonjë procedurë hetimore penale, civile apo administrative ku dikush në çfardolloj pozicioni qoftë, arrin të të impnoje pergjigjen me PO ose JO. Perballe në atë seance degjimore ishte Elizabeta Imeraj, shtetase shqiptare, qytetar i lire i Republikes se Shqiperise, ne nje proces administrativ, ku po pasqyronte jetesen e saj, si dhe perballe ishte prokurorja e Republikes se Shqiperise Elizabeta Imeraj, e cila si njeri por dhe si prokuror eshte ka te drejte por dhe eshte i detyruar te mbroje nderin dhe dinjitetin e vet.
Une nuk kam hasur deri me sot, nje proces te tillë rivlerësimi, ku cdo situate interpretohet me keqdashje, ku çdo situate trajtohet ne menyre te pabarabarte me subjektet e tjera, ku çdo fjali e thene, te merret ne drejtim negativ, ku perdoren letra anonime per te ngritur nje tymnaje verbuese, ku futen dhe akte te fallsifikuara si kartela e pasurise. Kam nje pyetje te thjeshtë, perse, për çfare arsye dhe kujt i intereson?
Ne perfundim prokurorja Imeraj u shpreh: Kerkoj jo vetem ne rangun ligjor, lënien në fuqi të Vendimit nr. 363, datë 01.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por mbi te gjitha Drejtesi.