MENU
klinika

Çfarë shkruan ajo në postimin e fundit?

Elon Musk merr Twitter-in, aktorja heq dorë nga platforma

26.04.2022 - 11:37

Bordi i Twitter-it ka pranuar ofertën e Elon Musk për blerjen e kompanisë, me një shifër prej 44 miliardë dollarë. Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionerëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen.

Pasi transaksioni të përfundojë, Twitter-i do të bëhet një kompani private në zotërimin e Elon Musk.

Mirëpo, kur ka mësuar se CEO i Tesla-s do të marrë platformën Twitter, aktorja Jameela Jamil ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga platforma.

Ylli i “The Good Place”, Jamil u shpreh se po largohet nga platforma për faktin se si do të ndryshojë mjedisi pasi Musk të marrë drejtimin.

“Ah, ai mori Twitter! Do doja që ky status të qëndrojë këtu si tweet-i im i fundit. Vetëm një justifikim për të treguar fotot e Baroldit (qenit). Kam frikë se kjo ofertë e fjalës së lirë do ta ndihmojë këtë platformë ferri të arrijë formën e saj përfundimtare të urrejtjes, fanatizmit dhe mizogjinisë krejtësisht të paligjshme. Suksese”- ka përfunduar aktorja.

Megjithëse Musk i ka bërë thirrje të gjithë ‘skeptikëve’ të qëndrojnë në platformë, sërish një pjesë e tyre kanë nisur të çaktivizojnë llogaritë për t’u larguar nga Twitter.

Me këtë veprim, ata kanë treguar mungesën e besimit se Elon Musk do ta menaxhojë siç duhet këtë rrjet social.