MENU
klinika

"Më lër të flas"

Emisioni i Romeos dhe Donaldit po nis, zbulohet e ftuara e parë

21.04.2022 - 12:38

Donaldi dhe Romeo pritet të nisin emisionin e tyre “Më ler të flas” të premten e ardhshme. Binjakët u rikthyen në “Top Channel” pas mosmarrëveshjeve që kishin me produksionin, pas përfundimit të “Big Brother”.

Dhe sigurisht që përgatitjet për këtë program që kanë filluar, madje në një nga story-t e fundit të Romeos dhe Donaldit, shohim që kanë postuar foto nga ashensori i “Top-Channel”.

Por teksa të gjithë i kanë sytë tek vijimi i historisë së Donaldit dhe Borës, aktorët kanë qenë të angazhuar me projektin e tyre të fundit. Në rrjet qarkulloi lajmi se do të ishte pikërisht Bora e ftuara e tyre e parë. Fakt ky që moderatorja e mohoi në një ndër reagimet e saj të rralla, fundjavën e shkuar.

Nga deklaratat në rrjetet sociale, të bën të mendosh se ky program do të ketë pikërisht Fifin si të ftuarën e parë. Në një pyetësor në Instagram, këngëtarja është pyetur nëse e ka takuar Donaldin dhe ajo përgjigjet se është duke e pritur për një skeç prej 6 orësh.

E në fakt është më se e pritshme pjesëmarrja e këngëtares në këtë show pasi është mikeshë me vëllezërit Veshaj, shprehu hapur mbështetjen e saj për Donaldin kur ai ishte brenda shtëpisë së Big Brother dhe mbi të gjitha është një këngëtare shumë e kërkuar momentalisht në showbiz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit

Çfarë po kurdis Romeo?

Emisionet që do të prezantojnë

Einxhel dhe Donaldi pjesë e Top Channel

U tha se i prishën marrëdhëniet me ‘Top Channel

Veprimi i binjakëve ndaj Lori Hoxhës na bëri konfuzë!


‘Isha fëmijë, familja qëndroi në Prishtinë’

Dua Lipa rrëfen e prekur largimin nga Kosova

Të tjerëve u duken të çuditshme

Këto gjëra ndodhin vetëm në vendet skandinave

Disa personazhe që thuhet se do të marrin pjesë

Çfarë dihet deri tani rreth ‘Ferma VIP’?