MENU
klinika

Formula 1

Ferrari synon triumfin e dyfishtë në garën e shtëpisë

14.04.2022 - 16:17

Ferrari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të Formula 1, duke dominuar në pistë si në kampionatin për konstruktorë ashtu dhe në atë për pilotë. Gara e radhës do të jenë në pistën e Imola, në Itali, aty ku Ferrari synon të fitojë sërish përpara fansave të tij.

Drejtori sportiv i “koëkuqes” Mattia Binotto u shpreh se për këtë garë nuk do të sjellin modifikime të mëdha, duke i besuar njëvendëshes që ka shkëlqyer në tri garat e para.

“Modifikimet do t’i adaptojmë në një pjesë më të vonshme të sezonit. Do të përpiqemi të punojmë në disa probleme që janë evidentuar në Australi”, tha Binotto. Gjithsesi, numri 1 i Ferrarit ka objektiva të qarta për garën e Imola.

“Ne synojmë një triumf të dyfishtë aty, si në garën “sprint” të ditës së shtunë ashtu dhe në garën e së dielës. Do të jepen shumë pikë, ndaj është e rëndësishme të paraqitemi sa më mirë me të dy pilotët tanë”, u shpreh Binotto.

Këtë vit, në garat “sprint”, do të marrin pikë 8 pilotët e parë. Ferrari ka qenë shumë e shpejtë në provat zyrtare dhe kjo mund të ndihmojë edhe në garën e Imola, duke qenë sërish fituese. “Jemi në një moment të mirë, ndaj duhet ta shfrytëzojmë këtë gjë, për të grumbulluar sa më shumë pikë”, tha Mattia Binotto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN