MENU
klinika

Formula 1

Leclerc rikthehet triumfator, shkëputet në krye

10.04.2022 - 12:09

Charles Leclerc ka dominuar Cmimin e Madh të Australisë duke marrë fitoren e dytë të sezonit para Sergio Perez (Red Bull) dhe George Russell (Mercedes).

Një garë e dominuar nga piloti i Ferrari-t dhe e vendosur në xhiron e 39-të me tërheqjen e Max Verstappen (Red Bull) nga gara për shkak të një problemi në poëer unit. Leclerc ka fituar edhe një pikë më shumë për shkak se ka regjistruar xhiron më të shpejtë.

E vetmja njollë për Ferrari-n ka qenë tërheqja e Carlos Sainz në xhiron e dytë. Në vendin e katërt është renditur Leëis Hamilton (Mercedes), i ndjekur nga dy pilotët e McLaren Lando Norris dhe Daniel Ricciardo.

Leclerc udhëheq renditjen me 71 pikë. +46 ndaj rivalit të Red Bull, +34 ndaj George Russell (i dyti në renditjen e përgjithshme) dhe +38 ndaj Carlos Sainz.