MENU
klinika

"...e lumtur që t’kam gjet!"

Fifi uron Monika Lubonjën në përvjetorin e saj të lindjes

14.04.2022 - 11:52

Monika Lubonja, aktore profesioniste, ish-drejtoreshë e Teatrit të Kukullave, është bërë pjesë e shumë projekteve dhe serialeve shqiptare.

Si duket edhe nga postimet e shumta në Instagram, Monika po e shijon në maksimum kohën pas daljes nga BBV. Famën dhe suksesin që i dha ky format Monika po e shfrytëzon më së miri, pasi si e thotë vetë aktorja, “Ndihem e re në shpirt”.

Nisur nga paraqitja e aktores, kujt do t’i shkonte mendja se ajo sot feston 54-vjetorin e lindjes.

Urimet për aktoren kanë qenë të shumta në rrjetin social Instagram, ende pa nisur dita nga kolegë dhe miq të saj. Urime kanë ardhur dhe nga fansat e saj që si duket, janë rritur shumë pas pjesëmarrjes në BBV.

Një urim të veçantë për Monikën ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Fifi përmes disa pamjeve të shkëputura nga “Big Brother VIP”. Video përmban disa nga momentet më të veçanta të dy artisteve gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”.

“Gusha ime, gëzuar edhe 100 pranvera shpirt, e lumtur që t’kam gjet, të dua”, ishte urimi i Fifit për aktoren.

E kur bëhet fjalë për ish banorët e tjerë të “Big Brother”, vijnë urime edha nga Beatrix Ramosaj, Ariola, Dj Pm, Sara, Arditi, Antonela dhe Xheisara me të cilët si duket ka mbajtur miqësi tepër të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka qenë trauma më e madhe pas divorcit”

Monika flet për vështirësinë e saj në “Big Brother VIP”

Nga gjendja e Beatrix te ftohja me Arjolën

Monika i jep përgjigje të gjitha pyetjeve!

"Unë e ngacmoja, ma merrnin për xhelozi"

Fifi kujton historinë me Granitin