MENU
klinika

Çfarë duhet të shihni

Filma dhe shfaqje që do transmetohen këtë javë

12.04.2022 - 11:21

Ka shumë gjëra për të transmetuar në ditët e sotme. Me shpresën për t’ju ndihmuar të shikoni më shumë filma dhe seriale të mirë, po përmbledhim disa nga titujt më emocionues që transmetohen në të gjitha platformat. Sot ju rekomandojmë një përzierje të publikimeve të reja dhe titujve të rinj të disponueshëm, nga filmat e deri tek shfaqjet, të gjitha të disponueshme për t’u parë në platformat më të njohura.

Elite (Netflix)

Fenomeni spanjoll në Netflix është rikthyer me sezonin e tij të pestë. Sezoni i ri prezanton një përzierje të personazheve të vjetër dhe të rinj që merren me pasojat e sezonit të kaluar. Këtu përfshijmë trekëndëshat e dashurisë, vrasje dhe shumë sjellje të dyshimta. “Elita” nuk është zgjedhje e të gjithëve, por sigurisht që është një serial elegant, argëtues dhe çlirues.

Metal Lords (Netflix)

Producentët e “Game of Thrones” bënë një partneritet me Netflix, diçka që ka rezultuar në disa prodhime të çuditshme por tërheqëse, që përfshijnë “The Chair” dhe tanimë “Metal Lords”. Të dy projektet janë shumë më tepër realë nga sa prisnin njerëzit. “Metal Lords” ndjek dy gjimnazistë të shkollave të mesme, të cilët janë të dëshpëruar për të lënë gjurmë në skenën e muzikës metalike. Paqja e tyre prishet kur njëri prej tyre bie në dashuri me një vajzë nervoze, e cila mund të jetë fundi i pashmangshëm për grupin e tyre.

All the Old Knives (Amazon Prime Video)

Në rolet kryesore Chris Pine dhe Thandie Newton, “All the Old Knives” i përmbahet asaj përzierjes klasike të romancës dhe spiunazhit. Filmi ndjek një agjent të CIA-s, i cili caktohet të gjejë një target së bashku me ish-partneren e tij dhe interesin e tij të dashurisë.

Tokyo Vice (HBO Max)

Me disa episode të drejtuara nga legjenda e krimit dhe thrillerit Michael Mann, “Tokyo Vice” është zgjedhja e shumë njerëzve. Në serial luajnë Ansel Elgort, Rachel Keller dhe Ken Watanabe, i cili ndjek një gazetar amerikan të zhytur në një rrjet krimi në Tokio, ku ky i fundit është më mëndjemadh se duhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Covid-19 dhe konkurrentët e rinj

Bie numri i abonentëve të rinj në Netflix

Mund të rishkohet vitin e ardhshëm

Asnjë ndryshim në rregullat për “Oscars”

Festivali i 75-të i Filmit

“Roma” rrëmben “Luanin e Artë”