MENU
klinika

"Putini, si ISIS! Ku është paqja?"

Fjalimi i Zelenskyt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

05.04.2022 - 17:33

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon të listojë mizoritë që ai thotë se forcat ruse kanë kryer gjatë pushtimit. Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ai tha se në qytetin e Buchas “nuk ka asnjë krim të vetëm që ata nuk do të kryenin”.

Ai pretendon se njerëzit u qëlluan në rrugë, në shtëpitë e tyre, u hodhën në puse dhe u shtypën nga tanket në mes të rrugës “vetëm për kënaqësinë” e ushtarëve rusë.

Zelensky përsërit pretendimin e tij se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist, Shteti Islamik, dhe se propaganda e Presidentit Putin kërkon të “eksportoje” urrejtjen e tij në vende të tjera përtej Ukrainës.

Ku është siguria që duhet të japë këshilli i sigurisë, pyet ai. “Ku është paqja? Ku janë ato garanci që OKB-ja duhet të garantojë?”

Ai thotë se bota duhet të shohë ende se çfarë krime të mëtejshme lufte mund të ketë kryer ushtria ruse në pjesë të tjera të Ukrainës, përveç vrasjeve të supozuara në Bucha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN