MENU
klinika

Dikur e refuzoi...

Fjoralba Ponari i kërkon publikisht një duet Jonida Maliqit

20.04.2022 - 11:17

Fjoralba Ponari ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër nga momenti kur Jonida Maliqi flet për të në “Ëndërrtjerrësit”. Ndër të tjera, këngëtarja dëgjohet të thotë që ka dashur shumë që Ponari ta zgjidhte kur ishte pjesëmarrëse në “The Voice Albania”, por ajo zgjodhi Gencin.

“Kur Fjoralba nuk shkoi në gjysmëfinale mbaj mend që i thashë: ‘Po të më zgjidhje mua do kishe shkuar në finale’. Ajo bëri një performancë shumë të bukur”, tha ndër të tjera Jonida.

Përveçse tregoi që deklarata e Maliqit e preku dhe e gëzoi, Fjoralba i kërkoi publikisht edhe një duet. Tani presim vetëm një përgjigje nga Jonida. A nuk do ishte bukur?/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Na presin gjëra të reja përtej TV”

Çfarë po përgatit Fjoralba Ponari?

Ndahet nga jeta personi i saj më i shtrenjtë

Fjoralba Ponari në zi