MENU
klinika

Pas largimit nga ‘’Portokalli’’

Florjan Binaj kthehet në ekran me një emision krah këngëtares!

19.04.2022 - 10:39

Vetëm pak kohë pasi lajmëroi largimin nga shou humoristik ‘’Portokalli’’, Florjan Binaj nuk do t’u mungojë shikuesve pasi do të kthehet në ekran tashmë si prezantues.

Mësohet se aktori i humorit do të jetë krah Arilena Arës, në emisionin ‘’Piranjat’’ që nis transmetimin brenda pak ditësh.

Mësohet gjithashtu se provat për emisionin investigativ tashmë kanë filluar.

Emisioni do të prek problematikat e shoqërisë shqiptare ndërsa nuk do të mungojnë situatat gazmore, njerëzit e kapur “mat” dhe investigimet.

Kjo është hera e parë që këngëtaren e njohur, Arilena Ara do ta shohim në këtë rol.