MENU
klinika

Analiza

Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për të ndaluar Putinin

26.04.2022 - 09:27

Rolf Mützenich, kreu i grupit parlamentar të SPD, i ka quajtur kërkesat e partnerëve të tij të koalicionit të Gjelbër dhe Demokratëve të Lirë për dërgesa të armëve të rënda në Ukrainë si “të papërgjegjshme”.

Sigmar Gabriel, një ish-ministër i Jashtëm, ka kundërshtuar “teoritë e rrezikshme konspirative” në lidhje me rrjetet gjermano-ruse të ndikimit.

Vetë kancelari Olaf Scholz bëri thirrje për më shumë mbështetje ushtarake. Në një intervistë të fundit, ai sugjeroi se dërgimi i armëve të rënda do t’i bënte Gjermaninë dhe NATO-n “palë në luftë”.

E vërteta është se ka shumë për të kritikuar.

Është gjithashtu thelbësore që gjykatat gjermane të hetojnë lidhjet midis Manuela Schwesig, kryeministres së shtetit lindor të Mecklenburg-Vorpommern, dhe operatorit të gazsjellësit Nord Stream 2, në pronësi të plotë të Gazprom.

Por politika e Gjermanisë për Rusinë në shërbim të vetvetes dhe varësia e saj energjetike e shkaktuar nga vetja – pjesërisht me dashje, pjesërisht e korruptuar – gjetën mbështetës të etur në të gjithë spektrin e partive politike.

Ata trimëruan Kremlinin dhe mundësuan luftën e Vladimir Putinit.

Megjithatë, nuk është e nevojshme të kërkohet që Frank-Walter Steinmeier, presidenti dhe një tjetër ish-ministër i jashtëm, ose ish-kancelarja Angela Merkel të dalin përpara një komisioni hetimor parlamentar. Kur ata mbanin pushtetin, ata dhe politikanë të tjerë gjermanë  thanë se po bënin pikërisht atë që donte sektori i biznesit dhe publiku i gjerë.

Të paktën Steinmeier ka deklaruar publikisht se kishte gabuar. Por sa i përket luftës së Rusisë dhe mizorive të saj të pamëshirshme kundër ukrainasve, kemi gabuar të gjithë ne.

Për nder të Scholz-it, ai dhe qeveria e tij morën pushtetin me një axhendë ambicioze. Katër ditë pas pushtimit të Rusisë, kancelari pranoi nevojën për një Zeitenwende, ose pikë kthese, edhe në politikën gjermane të energjisë dhe sigurisë, dhe ai premtoi të mbështesë Ukrainën.

Fatkeqësisht, asnjë nga opsionet afatshkurtra të Gjermanisë për të ndihmuar Kievin dhe për të parandaluar një fitore të Kremlinit nuk është e mirë.

Për shkak se importet e hidrokarbureve të Gjermanisë ”ushqejnë” mekanizmat rusë të luftës, Berlini dëshiron të ndalojë importimin e qymyrit deri në verë dhe të naftës deri në fund të vitit.

Por ajo ka frikë se ndërprerja e importeve të gazit tani – në vend të vitit 2024, siç ishte planifikuar fillimisht – mund të krijojë një recesion masiv dhe trazira politike.

Në këtë pikë Janet Yellen, sekretarja e Thesarit të SHBA-së, duket se është dakord.

Ukraina po kërkon armë të rënda, teksa Rusia rrit ofensivën e saj në Donbas.

Russia Must Immediately Withdraw Troops, End Bloodshed In Ukraine: German Chancellor

Por në lidhje me këtë pyetje Scholz është munduar të mos përgjigjet. Mungesa e pajisjes ushtarake gjermane është reale, dhe po ashtu është edhe presioni nga krahu i majtë pacifist i SPD-së.

Scholz nuk ndihmohet nga një stil i të folurit që e kalon gamë nga stoike në gnomike. Disa nga ministrat e tij janë më të dobët se të tjerët. Por problemi i tij i vërtetë qëndron diku tjetër.

Si një demokraci parlamentare, Gjermania ka një ekzekutiv federal që është i dobët. Stafi i kancelarisë është i vogël në krahasim me ata të demokracive të tjera të mëdha.

Që koalicioni i paqëndrueshëm i “semaforëve” të Scholz të mbijetojë dhe të ushtrojë pushtetin në mënyrë efektive, ai duhet të ndryshojë mënyrën se si qeveris. Ministria e Jashtme po punon për një strategji të sigurisë kombëtare, dokumenti i parë i tillë i Gjermanisë. Në parim, kjo do të ndihmojë në artikulimin e qëllimeve strategjike në mënyrë më koherente.

Por edhe më urgjentisht, kancelaria ka nevojë për një staf të duhur të sigurisë kombëtare që mund të këshillojë dhe të ndihmojë kreun e qeverisë për të përballuar një epokë me sfida të vazhdueshme.

Ka rëndësi edhe më të madhe sepse Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për t’i dhënë fund të keqes që Putini ka shkaktuar.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Project Syndicate

Dërgoni Merkelin në Moskë!

"Po financon efektivisht makinën e luftës të Vladimir Putin"

DW: A mund të mbijetojë Gjermania pa gazin rus?