Të shtunën e kaluar, në stadiumin “Wembley” të Londrës, para 95 mijë fansave, boksieri Tyson Fury mbrojti titullin kampion bote të peshës së rëndë (kategoria WBC).
Ai mposhti me KO në raundin e gjashtë Dillian Whyte dhe më pas deklaroi se do të tërhiqej nga sporti, si i pamposhtur (31 fitore, 1 barazim). Gjithsesi, Fury ka treguar se është një kampion edhe jashtë ringut. Të nesërmen e duelit, ai është rikthyer në stadium por me një mision tjetër.
Bashkë me trajnerin e tij SugarHill Steward, ai ka pastruar mbeturinat e lëna nga fansat në stadium. Ata kanë postuar mbeturinat e hedhura në kosh në rrjetet sociale. Natyrisht që ata kanë pastruar një zonë të vogël të një stadiumi gjigand dhe mbeturinat e kanë vendosur në koshat përkatës.
Tyson Fury was quick to remind fans of the realities of life, as he and trainer SugarHill Steward take out the bins just days after selling out Wembley!
(🎥: @Tyson_Fury) pic.twitter.com/cCyuomueAM
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 26, 2022
Një gjest që është vlerësuar shumë nga të tjerët. “Nga një fitore madhështore para 95 mijë personave…unë dhe Sugar duke mbledhur mbeturinat”, shkruan Tyson Fury.