MENU
klinika

Shpërthimi në lokalin e tij

McGregor jep supershpërblim për gjetjen e bombëvënësit

27.04.2022 - 15:46

Conor McGregor kërkon të vërë drejtësi vetë, duke qenë se policia nuk po arrin të bëjë gjë. Kampioni irlandez i arteve marciale mikse, ka vënë në dispopzicion 50 mijë dollarë për këdo që do të japë informacion të saktë në lidhje me personin apo personat që hodhën bombë në ambientet e jashtme të lokalit të tij.

Kjo ngjarje ndodhi në janar të këtij viti, kur një bombë shpërtheu pranë restorantit “Black Forge Inn”, ku brenda ndodhej edhe ish-kampioni i dyfishtë i botës. Që nga ajo kohë, policia vendase nuk ka bërë asnjë arrestim dhe nuk ka asnjë të dyshuar. Ndaj, McGregor kërkon të bëjë vetë diçka, duke dhënë një shpërblim të majmë.

conor mcgregor
conor mcgregor

“Përshëndetje djema. Kam 50 mijë dollarë, në kartmonedha 100 dollarëshe për këdo që jem informacion për atë frikacak që bëri atë ngjarje të shëmtuar. Gjithçka do të mbetet në heshtje mes nesh. Kush ka informacion, të më kontakojë, do të bëjë biznes me mua me këto parà”, – u shpreh Conor McGregor.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak