MENU
klinika

‘Më 8 janar do vritet Alibeaj’

Grupi i Berishës paditi Spartak Brahon për shpifje, GJKKO e kalon si kompetencë në Gjykatën e Tiranës

06.04.2022 - 12:11

Gjykata e Posaçme i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës shqyrtimin e padisë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u kallëzua nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën e bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së. Braho në atë kohë deklaroi se duhej të merreshin masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së pasi pretendonte se ka informacione se do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj. Sipas Gjykatës së Posaçme, në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka patur mandatin e deputetit dhe për këtë nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate. Spartak Braho ishte edhe vetë i pranishëm në seancë.

PD paditit Spartak Brahon më 28 janar për akuzën e shpifjes. Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti Braho, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm dhe do të përfundonte edhe me viktima, ku sipas tij do të vrisnin deputetin Enkelejd Alibeaj.

Në fakt protesta e 8 janarit ishte e dhunshëm në selinë blu nga mbështetësit e Sali Berishës, por fatmirësisht nuk u shënuan viktima, pasi ndërhyri policia me kërkesë të deputetëve të PD që ishin brenda selisë.