MENU
klinika

Pamjet

Huracán Tecnica, “xhevahiri” i ri nga Lamborghini

19.04.2022 - 11:16

A është një makinë rruge apo për pista? Epo, të dyja. Lamborghini donte të “mbushte” hendekun mes tyre, dhe në fund, krijoi diçka edhe më të pabesueshme – supermakinën më të ekuilibruar në botë. Makina ka përmirësuar aerodinamikën për rritjen e performancës, stabilitetin dhe lehtësinë e përdorimit.

Tecnica arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 3.2 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 325 km/h. Huracan Tecnica ka një motor 5.2 litërsh V10 që prodhon 631 kuaj-fuqi, që është marrë nga Huracan STO dhe është i pajisur me ndërrues me shtatë shpejtësi.

Lamborghini Huracán Tecnica: Më e mira e të gjitha botëve

Pamja e supermakinës është frymëzuar nga koncepti Terzo Millenio 2017, dhe pesha e automjetit është zvogëluar falë shasisë prej alumini dhe fibrave të karbonit.

Lamborghini Huracán Tecnica: Më e mira e të gjitha botëve

Lamborghini Huracán Tecnica: Më e mira e të gjitha botëve

Lamborghini Huracán Tecnica: Më e mira e të gjitha botëve

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe për gara edhe për rrugë

Lamborghini prezanton ‘bishën’ e re