MENU
klinika

Aleatët e Putinit

Pse këto shtete refuzojnë të dënojnë Rusinë?

08.04.2022 - 09:28

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe aleatët e saj i janë përgjigjur vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës me një sërë sanksionesh muajin e kaluar. Megjithëse një numër i fuqive globale janë angazhuar ndaj ndëshkimeve, një pjesë e vogël kanë zgjedhur të mos kritikojnë veprimet e Kremlinit.

Indi

India ishte një nga tre vendet që abstenuan nga votimi gjatë një votimi të Kombeve të Bashkuara (OKB) të mbajtur një ditë pas pushtimit të Rusisë, më 24 shkurt.

Që atëherë, Nju Delhi ka refuzuar të marrë pjesë në votime të mëtejshme që denoncojnë veprimet e Rusisë, përfshirë ato të mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në fakt, në mediat sociale hashtags #IStandWithPutin dhe #istandwithrussia kanë qenë të dyja në trend gjatë muajit të kaluar.

Pas pavarësisë së Indisë, në vitin 1947, vendi ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe të dy kanë mbështetur njëri-tjetrin në një sërë çështjesh ndërkombëtare – duke përfshirë çështjen e sovranitetit në Kashmir.

Në vitin 1971, India nënshkroi Traktatin e Paqes, Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik tashmë të zhdukur.

Më pas në vitin 2000 të dy vendet ranë dakord për një Deklaratë të Partneritetit Strategjik – 10 vjet më vonë kjo u bë një “Partneritet Special dhe Strategjik”.

Moska është gjithashtu furnizuesi më i madh i armëve i Indisë dhe është ai me të cilin Nju Delhi nënshkroi një marrëveshje prej 5.43 miliardë dollarësh (4.17 miliardë £) për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400, në 2018.

Izraeli

Ministri i Jashtëm Yair Lapid i bëri thirrje Moskës që t’i japë fund mizorive që po kryhen në Ukrainë, duke postuar në Twitter: “Është e pamundur të qëndrosh indiferent përballë imazheve të tmerrshme nga qyteti Bucha afër Kievit, pas largimit të ushtrisë ruse”.

Ai shtoi: “Dëmtimi i qëllimshëm i një popullsie civile është një krim lufte dhe unë e dënoj fuqishëm atë”.

Komentet e tij vijnë në kontrast me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, i cili nuk e ka dënuar aleatin e tij Rusinë. Deri më sot, Izraeli ka refuzuar të angazhohet për sanksione gjithëpërfshirëse kundër Rusisë ose të dërgojë armë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë luftën.

Të dy vendet kanë ndarë një marrëdhënie të mirë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Nga pikëpamja gjeopolitike, Moska ka një rëndësi të madhe për Izraelin si ndërmjetësues i fuqisë në Sirinë fqinje.

Izraeli kryen rregullisht sulme ajrore ndaj objektivave iraniane në Siri, të cilat i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave të drejtuara me saktësi te grupi militant Hezbollah i Libanit.

Përpara kryerjes së sulmeve, forcat e saj koordinohen me Rusinë dhe ka shqetësime se nëse marrëdhëniet me Moskën përkeqësohen, po ashtu mund të mund të  shkelet edhe liria e veprimit të Izraelit në Siri.

Gjithashtu flitet se veprimet e çfarëdo lloji nga Izraeli mund të nxisin antisemitizmin kundër Ukrainës dhe komuniteteve të mëdha hebreje të Rusisë.

Edhe pse Jeruzalemi ka vendosur disa sanksione kundër Rusisë, ai nuk ka miratuar të gjitha masat nga Perëndimi.

Kina

Kina, ashtu si India, ka abstenuar nga votat e mbajtura nga OKB-ja dhe ka theksuar qëndrimin e saj të neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë.

Në vend të kësaj, mediat në Pekin kanë përsëritur thirrjen nga Rusia se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) është fajtore për shpërthimin e luftës.

Ashtu si Rusia, Kina është gjithashtu një komb komunist i cili është përballur me kundërshtime nga Perëndimi, për shkak të agresionit të saj ndaj Tajvanit dhe akuzave se po kryen shkelje të të drejtave të njeriut kundër grupeve të pakicave etnike.
Shkurtin e kaluar, Moska dhe Pekini  bënë një deklaratë të përbashkët duke përshkruar marrëveshjen e tyre për një sërë çështjesh me të cilat përballen vendet e tyre përkatëse.

Brenda deklaratës, Kina tha se ishte dakord me qëndrimin e Rusisë për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s brenda Evropës.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i ligjvënësit më të lartë të Rusisë

“‘Gjeni rubla’ nëse doni naftë, drithëra ose metale nga ne!”

Inteligjenca ukrainase: Miliarderët të dëmtuar nga sanksionet

“Oligarkët ruse po diskutojnë skenarët për të rrëzuar Putin nga pushteti”