MENU
klinika

U arrestua për aferën e inceneratorëve

Alqi Bllako do të merret në pyetje sot nga SPAK

14.04.2022 - 12:54

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako do të merret në pyetje sot nga SPAK, raporton News. Ai ndodhet pas hekurave për abuzim me inceneratorin e Fierit.

GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Ndaj Bllakos rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Bllako bëhet zyrtari i dytë që arrestohet lidhur me këtë aferë, pasi kujtojmë se më herët, në prangat e policisë ka rënë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.