“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kanceri i veshkave, cilat janë shkaqet?
Mjeku: Kanceri i veshkave përfaqëson rreth 2% të të gjitha diagnozave me kancer në botë. Në 20 vitet e fundit ka pasur një rritje të vogël të rasteve të kancerit të veshkave në Evropë, por edhe numri i të mbijetuarve është rritur në pjesën më të madhe të këtij rajoni.
Shkaqet e kancerit të veshkave janë shpesh të vështira për t’u përcaktuar.
Faktorë të përgjthshëm risku janë duhanpirja dhe obeziteti. Edhe historia familjare me kancer veshkash ose me tension të lartë mund të jenë faktorë risku. Ndryshime të caktuara të stilit të jetesës, kryesisht lënia e duhanit apo ruajtja e një peshe të shëndetshme mund ta ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të veshkave.
Në shumicën e rasteve kanceri i veshkave është asimptomatik, që do të thotë se nuk ka simptoma të qarta që të tregojnë praninë e tij.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.