MENU
klinika

Bashkëpunimi është gati!

Kida dhe Dafina Zeqiri paralajmërojnë hitin e ri

08.04.2022 - 10:36

E kishin paralajmëruar prej kohësh, por duket se tashmë ka ardhur koha për ta publikuar. Kida dhe Dafina Zeqiri pritet të sjellin së shpejti bashkëpunimin e tyre të parë. Dy artistet ishin parë në të njëjtën studio muzikore, gjë që shtoi dyshimet se po punojnë bashkë.

Por së fundmi, këngëtaret kanë nënkuptuar se hiti më i ri është gati. Ishte Dafina që publikoi një fotografi me disa skema, duke shkruar: “Kida, e kryva skenarin”. “Ata nuk e kanë idenë se çfarë i pret”, ka shkruar Kida pasi ka ripostuar foton.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN