MENU
klinika

“Kam të njëjtin vizion si babai im"

Lori Hoxha rrëfen eksperiencën si drejtuese e “Top Channel”

30.04.2022 - 13:23

Lori Hoxha ishte e ftuara e parë e vëllezërve Veshaj në emisionin e tyre “Më lër të flas”.

Episodi i parë nisi me shumë humor e batuta dhe siç tha vetë Lori në Instagram-in e saj më shumë qeshën se folën (e në fakt qëllimi i emisionit është argëtues, kështu që mund të themi se ja dolën me sukses).

Por, përveç batutave nuk munguan as momentet serioze kur Lori, tashme drejtuese e Top Channel, rrëfeu se si po ndihet me gjithë përgjegjësinë që ka marrë.

“Vazhdon të jetë një privilegj shumë i madh. Është një punë me të cilën unë jam mësuar tani, nuk është rastësi. Unë kam gjithë jetën që përgatitem për këtë gjë. Është një kënaqësi shumë e madhe, kështu që e dua shumë,” tha ajo.

Lori u shpreh se punon shumë dhe se Instagrami reflekton vetëm 10% të jetës së saj. Edhe pse është përpjekur t’i alternojë gjithë anët e monedhës, drejtuesja e Top Channel tha se dëshiron që puna të flasë për të pa qenë nevoja ta ekspozojë në rrjete sociale.

Sa i takon vizionit për drejtimin e një nga televizioneve më të rëndësishëm në vend, Lori tha se është i njëjtë me të babait të saj.

Argëtimi, edukimi dhe frymëzimi ishin shtyllat ku ajo mbështetej për të çuar para ëndrrën e madhe të Dritan Hoxhës.

“Vizioni im nuk do të ndyshojë sidoqoftë. E kam shumë të injektuar brenda vetes. Vetëm mund t’i jap ndonjë përditësim të vogël, por nuk dua ta ndryshoj. Ai është i përcaktuar që më parë,” u shpreh Lori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U tha se i prishën marrëdhëniet me ‘Top Channel

Veprimi i binjakëve ndaj Lori Hoxhës na bëri konfuzë!