Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka vizituar Ukrainën ku u takua me Presidentin e Ukrainës Zelenski në kuadër të vizitës së saj të papritur në Kiev. Metsola u zotua se Bashkimi Evropian do të rrisë ndihmën e tij për Ukrainën.
Roberta Metsola, zyrtarja e parë e lartë e BE-së që viziton Ukrainën pas pushtimit nga Rusia më 24 mars, e quajti luftën të paligjshme, të paprovokuar dhe të panevojshme dhe premtoi ndihma të mëtejshme për Ukrainën.
Metsola ndodhet në Kiev për të treguar mbështetjen e BE-së për Ukrainën. Zëdhënësi i saj tha se për arsye sigurie për vizitën nuk do të jepen mjaft detaje.
Pas mbërritjes në Kiev Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkroi në
Twitter: “Jam në Kiev për të dhënë një mesazh shprese”.
Në një deklaratë pas takimit me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefancuk, ajo tha se BE-ja “do t’ju ndihmojë të rindërtoni qytetet dhe qytezat tuaja pasi të përfundojë kjo luftë e paligjshme, e paprovokuar dhe e panevojshme”.
Ajo shtoi se ndihmat humanitare dhe ushtarake të BE-së për Ukrainën do të shtohen dhe tha se BE-ja “do të kujdeset për familjet tuaja që janë detyruar të ikin”.
Politikania malteze është zyrtarja e parë e lartë e BE-së që viziton Ukrainën pas pushtimit nga Rusia.
Në mes të muajit mars në Kiev ishin për vizitë kryeministri polak Mateusz Morawiecki, së bashku me homologët e tij çekë dhe sllovenë, Petr Fiala dhe Janez Jansa. Ata u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski dhe kryeministrin Denys Shmyhal për të demonstruar solidaritetin e tyre me Ukrainën.