MENU
klinika

Analiza

Macron e ka në dorë Evropën!

29.04.2022 - 16:09

Së fundmi. presidenti francez Emmanuel Macron, mundi kundërshtaren e tij nacionaliste, Marine Le Pen, për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale franceze me 59 për qind ndaj 41 për qind.

Pas fitores, Macron u prit me njerëz që mbanin flamuj të BE-së teksa himni i BE-së dëgjohej. Megjithë ”zbutjen” e qëndrimit të saj ndaj Brukselit, Le Pen kishte paralajmëruar se “nuk ka popull evropian”.

Kjo ishte një fitore e madhe për Brukselin.

Dhe, meqenëse Macron nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, nuk ka të ngjarë të ketë ambicie federaliste, veçanërisht pasi Gjermania pas Merkelit ia ka lënë kryesisht udhëheqjen e BE Parisit.

Një votë për Macron ishte një votë për Evropën dhe centrizmin.

Megjithatë, Macron nuk mund të kandidojë në vitin 2027 – dhe meqenëse e majta dhe e djathta  euroskeptike tani marrin mbështetjen e shumicës së publikut francez (sipas votimit të raundit të parë) – pa asnjë pasardhës të dukshëm centrist, plus kolapsin e qendrës tradicionale- partitë e djathta dhe të qendrës së majtë, mund të ndodhë që Franca të jetë e vendosur për Revolucionin e saj të vërtetë pas pesë vitesh.

Lajmet e mira për BE-në nuk u ndalën me Francën, pasi në Slloveni, Robert Golob mundi kryeministrin nacionalist populist Janez Jansha me Lëvizjen e tij për Liri (GS).

Sllovenia, një ish-vend i Jugosllavisë, është një nga ekonomitë më dinamike të Evropës Qendrore dhe Lindore. Jansha ka qenë një bezdi e madhe për Brukselin, pasi ka kundërshtuar imponimin e “vlerave imagjinare evropiane” në Evropën Qendrore dhe Lindore. Jansha ka thënë se imponimi i një këndvështrimi të huaj nga shtetet e Evropës Perëndimore ndaj vendeve në rajonin e tij ishte “rruga më e shpejtë drejt kolapsit” të BE-së. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se një BE pa Evropën Qendrore nuk është një bashkim evropian. Po ashtu ka thënë se vendi i tij “nuk është koloni”, as nuk janë “anëtarë të klasit të dytë” të bllokut. Golob ishte kandidati i preferuar i Brukselit.

Megjithatë, duhet të theksohet se, ashtu si pjesa tjetër e Evropës Qendrore dhe Lindore, ka pak oreks për progresivizëm të stilit evropian perëndimor në Slloveni.

Prandaj, pavarësisht fitoreve, ka edhe arsye për pesimizëm: Macron nuk mund të kandidojë për herë të tretë dhe nuk ka ende një “pasardhës”, ndërsa Sllovenia mbetet një vend nacionalist konservator, njësoj si aleatët e saj rajonalë.

Për më tepër, fitorja e Viktor Orbanit në Hungari dhe mbështetja e vazhdueshme për Ligjin dhe Drejtësinë në Poloni, sugjerojnë se perdja e hekurt kulturore e BE-së nuk ka ndërmend të bjerë.

Macron, duke parë vendin e tij të përçarë, ka të ngjarë të shohë një dritare të ngushtë mundësish për të përfunduar atë që ai e sheh si misionin e tij historik evropian.

Brukseli fitoi disa beteja. Por kush e di nëse do ta fitojë luftën afatgjatë kulturore dhe politike.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga ndikimi i luftës në Ukrainë tek kritikët ndaj tij

DW: Pse fitoi sërish Macron?