MENU
klinika

Stratege dhe delikate

Mbretëresha që ishte kundër burrave…

17.04.2022 - 08:35

         Fakti që Elizabeta I vendosi të mos e ndajë mbretërinë me asnjë mbret, apo fisnik tjetër, ngjalli shumë hipoteza nga studiuesit lidhur me këtë zgjedhje femërore…

Të dashurit nuk i munguan, por Elizabeta I e Anglisë hyri në histori si mbretëresha e virgjër, sepse nuk u martua kurrë. Historianët ende debatojnë rreth hipotezave të kësaj zgjedhjeje të pazakontë për një mbretëreshë, por ata më të besueshmit vënë në pikëpyetje arsyet personale dhe sidomos ato strategjike të kësaj gruaje të fortë.

Elizabeta I: të dashur po, burra kurrë

Është e sigurt se gjatë mbretërimit të saj të gjatë, që zgjati nga viti 1558 deri në ditën e vdekjes, në 1603, Elizabeta I mori propozime të shumta martese nga mbretërit dhe fisnikët europianë, por ajo e dinte mirë se, nëse ishte e lidhur me një burrë, do ta humbiste në thelb, fuqinë e saj të madhe. Prandaj, ajo mundi t’i mbante pretendentët e huaj në pritje të përgjigjes së saj, për vite me radhë, duke shmangur kështu antagonizimin e tyre dhe duke e mbajtur mbretërinë e saj autonome nga ndërhyrjet e jashtme. Ajo gjithashtu refuzoi të martohej me fisnikët anglezë, sepse ndjeu se do të ishte një tjetër zgjedhje politike shumë e rrezikshme dhe do të rrezikonte ta ndante oborrin në fraksione armiqësore mes tyre.

Por, ka edhe hipoteza të tjera. Ndoshta refuzimi për t’u martuar ishte për shkak të marrëdhënies së vështirë të mbretëreshës së Anglisë me gjininë mashkullore, një përbuzje prej fundit të trishtë të së ëmë, Anna Bolena, të cilës, babai i saj Henri VIII, i preu kokën. Ose, nga frika se mos mbetej shtatzënë dhe duhet të përballej me lindjen, që në ato kohëra, mund të ishte shkaku i vdekjes.

Mbretëresha luftëtare e virgjër

Cilido qoftë shpjegimi, zgjedhja e Elizabeth I u kundërshtua ashpër nga këshilltarët e oborrit për arsye të dukshme lidhur me pasardhësit. Sidoqoftë, mbretëresha qëndroi e patundur dhe me të vërtetë e përdori statusin si “single”, për qëllime propagandistike, duke u paraqitur si një luftëtare e virgjër, e përkushtuar vetëm për popullin e saj.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen