Edhe pse u përfol për një shitje të shpejtë të klubit të Chelseas, kjo çështje po merr më shumë kohë. Gjithses, kjo mbetet një ndër temat kryesore në Angli, ku në orët e fundit ka dalë një tjetër kandidat në skenë për blerjen e klubit.
Sipas “Tuttomercato.ëeb”, njeriu më i pasur i Mbretërisë së Bashkuar, Xhim Ratklif, i është bashkuar garës për blerjen e klubit duke ofruar një shifër marramendëse prej 4 miliardë sterlinash.
Ratklif është gjithashtu pronari i një tjetër klubi europian, me 69-vjeçarin që gjithashtu ka në pronësi skuadrën e Nice në Francë. Mbetet për t’u parë nëse tratativa do të përmbyllet me sukses, dhe nëse situata e shitjes së Chelsea më në fund do të zgjidhet.