MENU
klinika

Njoftimi zyrtar i klubit

Lufton për 4 trofe këtë sezon, Liverpool rinovon me Klopp

28.04.2022 - 21:51

Jurgen Klopp ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Liverpool që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026. Klopp dhe stafi i tij më i afërt tashmë ishin në kontratë deri në vitin 2024 dhe tani ata kanë nënshkruar rinovimin për dy vite më shumë.

Lajmi tashmë është bërë i ditur nga vetë klubi anglez në profilin e tij në Tëitter: “Jemi të lumtur të njoftojmë se Jürgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re për të zgjatur angazhimin e tij me klubin”.

Klopp erdhi te Liverpooli në vitin 2015, duke e shndërruar nga një ekip mediokër në një nga fuqitë më të mëdha të futbollit momentalisht. Aktualisht Liverpool pasi ka fituar kupën e ligës, është në finale të FA Cup, thuajse në finale të Champions dhe një pikë larg kreut në Premier League. Në luftë për 4 trofe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN