MENU
klinika

Zgjedhja e Presidentit/ Çfarë detyrimi ka opozita?

Mediu: Çdo deputet është i detyruar të përfshihet në proces

19.04.2022 - 21:47

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar mbrëmjen e sotme zgjedhjet për presidentin e Republikës.

Mediu tha se jo vetëm ai por çdo deputet duhet të përfshihet në procesin e zgjedhjes së Presidentit të republikës.

Sipas Mediut Kushtetuta e parashikon qartë se zgjedhja e presidentit bëhet me 3/5, vetëm në raundin e katër e të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë për të mos rrezikuar mazhorancën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë e paragjykoj që Kushtetuta detyron të gjithë deputetët të përfshihen në këtë proces. Kushtetuta ka parashikuar që Presidenti i Republikës zgjidhet me 3/5 r votave ku kërkohet konsensusi politik, i vetmi moment që kalohet konsensusi politik është kur rrezikohet mazhoranca. Opozitës ka detyrimin e vet që të japë mendimin e vet se kush duhet të jetë President i Republikës”, tha Mediu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN