MENU
klinika

Shërbimet online

Ministri Çuçi: Vetëm 150 zyra do jenë të hapura në të gjithë Shqipërinë!”

29.04.2022 - 11:54

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar se qeveria shqiptare ka marrë vendimin për reduktimin e zyrave civile.

Ministri tha se do jenë 150 zyra të hapur në të gjithë Shqipërinë, pasi një pjesë e madhe e shërbimeve do të kalojnë online.

Ndërsa theksoi se dokumentet që u duhen qytetarëve do të sigurohen nga vetë insitucionet publike.

Bledi Çuçi: Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 390 do ketë vetëm 150 zyra të tilla si pasojë e revolucionit digital që po bëjmë për dhënien e shërbimeve publike.

Të gjitha shërbimet do jenë prej 1 majit online.

Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime nga gjendja civile për të cilat duhet të jetë i pranishëm detyrimisht qytetari, ndërsa të tjerat online. Do shkëputet kontakti i qytetarit me sportelet fizike, do vetëm online.

Institucionet e administratës publike janë të detyruara t’i sigurojnë çdo dokument që duhet nga shërbimi i gjendjes civile për një shërbim që i jep një qytetari.

Nëse qytetar merr një shërbim nga Ministria e Arsimit dhe për këtë do i duhet një certifikatë si dokument plotësues, s’do jetë më qytetari që e siguron por vetë institucioni i administraës publike. Prej datës 1 maj do jetë një sasi shumë e madhe shërbimesh që do të ofrohen vetëm online, vetëm nga Ministria e Brendshme janë rreth 90 shërbime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në konferencën për shtyp “Ekonomia në fokus”

Rama: Jo më inspektorë në terren, brenda 4 viteve gjithçka online për…

“Edhe pensionin mund ta marrësh online”

Prezantohet aplikacioni më i ri i Postës Shqiptare

“Nuk do të shikoni më policë në rrugë!”

Edi Rama: Ja si do të ndryshojë sistemi i monitorimit të trafikut