MENU
klinika

Video

Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Aplikoni në e-Albania për të…

21.01.2021 - 10:33

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, një video që lidhet me fermerët.

Kreu i qeverisë bën të ditur se fermerët përmes aplikimit në e-Albania kanë mundësi që të marrin falas sasinë e naftës që deri më dje e paguanin si akcizë.

Rama nxit fermerët që të aplikojnë në platformën online për të përfituar shërbimet.

“Mirëmëngjesdhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN