Nga: Aurenc Bebja*, Francë
“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 30 majit 1883, në ballinë, një shkrim në lidhje me lajmin e emërimit të Naim Frashërit, si inspektor i shkollave greke, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:
Shkollat greke
Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani, në lidhje me emërimin e një inspektori për shkollat greke, është e pasaktë.
Thjesht, bëhet fjalë për të mësuar rreth gjendjes së shkollave, gjë për të cilën, ministria greke e Arsimit, urdhëroi Naïm beun, të vizitonte njëherë e mirë këto shkolla, për të mbledhur informacionet e nevojshme.
Nëpunësi shtetëror, shton shtypi grek greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që edhe vetë ka studiuar me hollësi greqishten, në shkollat greke.
Prandaj edhe lajmi i emërimit të Naim Beut, si inspektor i shkollave greke me kompetenca shumë të gjera, u prit me gëzim dhe si lehtësim nga e gjithë popullsia greke.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania