MENU
klinika

Shërbimi i ri

Nëse password-in e Netflix e ndani me të tjerë, duhet të lexoni këtë

23.04.2022 - 10:56

Aksionet e Netflix ranë këtë javë pasi platforma raportoi humbjen e parë më të madhe të përdoruesëve të saj në më shumë se një dekadë. Një faktor që kompania e vuri në dukje si dëmtuese të të ardhurave ishte: shpërndarja në masë e fjalëkalimeve (password).

Çfarë nënkupton kjo? Që miliona përdorues do të duhet të heqin dorë nga ndarja e llogarive me miqtë/familjarët e tyre? Jo tamam!

Sipas Netflix, abonentët në të gjithë botën duhet të paguajnë diçka më tepër për të mbajtur fëmijët, miqtë, kolegët, partnerët në llogaritë e tyre. Për shumë vite, platforma gjigante ka lejuar përdoruesit t’i shpërndajnë fjalëkalimet pa asnjë lloj barriere, por duket se gjërat do të ndryshojnë.

Shërbimi i ri është një lloj politike që ka të ngjarë të ndihmojë në nxitjen e rritjes së Netflix duke bërë më shumë njerëz të përdorin dhe ta shijojnë.

Nga studimet e saj, kompania arriti në përfundimin se nga 222 milionë familje që janë pjesë e saj dhe që paguajnë në mbarë botën, “Netflix po ndahet me mbi 100 milionë familje shtesë”.

Çfarë do të thotë kjo për llogarinë tënde të Netflix?
Është e paqartë pasi Netflix është ende në fazat e hershme të zbulimit se si të fitosh më shumë para nga ndarja e llogarisë.
Muajin e kaluar kompania tha se ka punuar për një vit që të gjejë mënyra për t’u “mundësuar anëtarëve që ndajnë jashtë familjes së tyre llogarinë dhe ta bëjnë këtë lehtësisht dhe të sigurt, duke paguar edhe pak më shumë”.

Shkurtimisht: Do të paguani diçka më tepër për njerëzit e tjerë që hyjnë nga llogaria juaj.

Kompania ka nxjerrë dy opsione testimi në tre tregje jashtë shtetit të quajtura “Extra Member” dhe “Profile Transfer”. Kostot ndryshojnë në bazë të një numri faktorësh, por Netflix tha se veçoritë mund të shtohen për “një pjesë të çmimit të një Plani Bazë”.

Thuhet se “Extra Member” do t’i lejojë përdoruesëve të përfshijnë në llogarinë e tyre deri në 2 njerëz të tjerë që s’jetojnë me ta. Pra do të paguani para shtesë për regjistrimin e tyre. Të dyja opsionet e tjera po testohen aktualisht në Kili, Costa Rica dhe Peru. Zakonisht Netflix i bën testimet në tregje të vogla për t’u siguruar deri në një vendim final.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori, së shpejti në ekran

‘Netflix’ do të rikthejë Ezel?