MENU
klinika

Mësojini...

Nëse zgjoheni me fytyrë të ënjtur, mund të vuani nga këto probleme

09.04.2022 - 09:36

Edhe pse shumë njerëz tashmë janë mësuar të enë një fytyrë të fryrë sapo zgjohen në mëngjes, kjo gjendje mund të tregojë një problem serioz. Më poshtë, janë renditur disa arsye se pse keni një fytyrë pak të fryrë në mëngjes.

Kripa

Nëse shtoni shumë kripë në dietën tuaj ditore, një mëngjes pa fytyrë të fryrë është i pamundur për ju. Kur konsumoni më shumë seç duhet, trupi juaj ruan ujë që shkakton fryrje.

Alkooli

Alkooli çon në dehidrim dhe në të njëjtën kohë zgjeron enët e gjakut, gjë që shkakton fryrje. Shmangni marrjen e tepërt të alkoolit në orët e vona.

Alergenet

Ju mund të jeni alergjik ndaj pluhurit, polenit, qimeve të kafshëve, mykut ose ndonjë ushqimi pa e ditur. Përveç ënjtjes së fytyrës, mund të përfshihen kruajtje, teshtitje, probleme me frymëmarrjen, diarre ose skuqje të lëkurës.

Celuliti

Inflamacioni i indit lidhor nënlëkuror ndikon dhe shkakton simptoma të tilla si nxehtësia dhe skuqja. Ky infeksion zakonisht zhvillohet kur është i pranishëm një lloj tjetër infeksioni, si konjuktiviti ose sinusiti.

Sinusiti

Ky është një infeksion serioz që ndez mukozën e sinuseve dhe shkakton presion dhe ndjesi shumë të dhimbshme rreth syve dhe mollëzave. Ënjtje të kësaj origjine e bëjnë fytyrën të fryhet dhe krijojnë dhimbje koke.

Gjëndër tiroide

Të gjithë e dimë se funksioni normal i tiroides është i nevojshëm për metabolizmin. Nëse aktiviteti është shumë i fortë ose i pamjaftueshëm, ajo çon në një çrregullim që shkakton ënjtje dhe shumë simptoma të tjera. Nëse keni një fytyrë të fryrë çdo mëngjes, shkoni te mjeku juaj dhe përcaktoni shkakun e saktë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN